
Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar.
Tirana është dënuar të luajë të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit pa tifozë, pas ngjarjeve të ndodhura në “Klasiken” ndaj Vllaznisë, aty ku një lëndë plasëse e hedhur nga tifozët, dëmtoi tre lojtarë të shkodranëve.
Për sjellje të gabuar të tifozëve, janë dënuar me gjobë edhe Elbasani, Partizani e Skënderbeu.
VENDIMET:
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë.
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke ofenduar dhe fyer zyrtarët dhe drejtuesit e FSHF, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
Zyrtari i AF Elbasani, Orlando Kastrati, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Zyrtari i FK Kukësi, Bekim Kuli, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i Flamurtari FC, Alfred Ferko, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Mallakastra Sunday League, Ledjan Kapllanaj, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
Lojtari i Vila L Sunday League, Rigers Mersini, për sjellje të dhunshme dhe shkelje të rregulloreve dhe ligjeve të lojës, në bazë të neneve 13 dhe 14/1/h të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
KS Ali Demi U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkelur Rregulloren e Aktivitetit të SHRFT në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi D, kunder FBA U-13, në bazë të neneve 32/14, 32/15 dhe 16 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
FC Dinamo City U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkelur Rregulloren e Aktivitetit të SHRFT në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi D, kunder TR 19 Akademi, në bazë të neneve 32/14, 32/15 dhe 16 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
AF Vora U-9, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder KF Spartak Tirana U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Kamza 07, U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder Don Bosko Akademi U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Pranimin e kërkesës së KF Butrinti U-17, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.11 datë 24.10.2024 të KDE, për pikën 19, duke vendosur: KF Oriku U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 6/3/j, 8/1, 17/2/a dhe 17/2/h të KDE humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e ndeshjeve për pjesën e mbetur të kampionatit pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Pranimin e kërkesës së Djelmia Shkodrane U-17, bazuar në Nenet 19/4/a, 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.12 datë 29.10.2024 të KDE, për pikën 22, duke vendosur lënien në fuqi të rezultatit të ndeshjes në favor të Djelmia Shkodrane U-17 dhe dënimin e Kola Junior U-17 me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Kleart Grazhdani të FK Pogradeci U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Humbja me Vllazninë, nuk ka kaluar qetësisht te Tirana. Nj...
UEFA ka zbuluar vendimet e Komisionit të Disiplinës, pas n...
Federata e Futbollit mirëpriti paraditen e kësaj të premte...
Andi Demiri ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën. Mbrojtësi ...
Trajneri i Milan-it, Paulo Fonseca duket se është shum...
Sektori i Arbitrimit në FSHF zhvilloi një seminar dydi...
Supergoli i shënuar nga Ernest Muçi ndaj Galatasaray-t, ës...
Ertjan Kofsha i ka dhuruar një sukses të madh Shqipëri...
Mario Mitaj është kthyer në një titullar të padiskutueshëm...
Një ngjarje disi e çuditshme ka ndodhur në seancën e f...
Myrto Uzuni është vetëm katër gola larg, një arritje të ma...
Kapiteni i Inter-it, Lautaro Martinez, fitoi çmimin “G...
Pas dy humbjeve radhazi, Roma u rikthye te triumfi në ...
Ruben Amorim është zyrtarisht trajner i Manchester United....
Numërimi mbrapsht ka filluar. Armando Broja po përgatitet ...
Serie A ka shpallur këtë të premte datat e Superkupës ...
“Kurrë mos thuaj kurrë”, - kështu u përgjigj mbrojtësi...
1 nëntori nuk është një ditë normale për Juventus-in d...
Përmbytjet e ditëve të fundit në qytetin e Valencia-s ...
Ish-sulmuesi i Ipswich Town dhe kombëtares së Anglisë, Tre...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...