web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Prag derbit, Tirana me një mesazh për tifozët “bardheblu”, zbulon detaje nga organizimi

30 Nëntor 2024, 12:36, Sport CNA
VIDEO/ Prag derbit, Tirana me një mesazh për tifozët
Derbi Tirana-Partizani

Java e 15-të e Kategorisë Superiore kulmon me derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani.

“Bardheblutë” do të luajnë që nga ky takim me praninë e tifozëve, pas heqjes së dënimit.

Ndërsa jemi në prag të takimit që do të luhet në “Arenën Kombëtare”, takim që luhet të dielën duke nisur nga ora 19:00, klubi i Tiranës ka një mesazh për tifozët.

Në një video të bërë publike në rrjetet sociale, Tirana i fton tifozët të mbushin stadiumin teksa njofton se do të kenë një performancë fantastike.

“E diela pret ndeshjen KF Tirana-FK Partizani që do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Jo vetëm futboll të bukur por edhe performancë argëtuese është ajo çka është rezervuar nga Klubi i Futbollit Tirana në këtë ditë. Në një performancë fantastike të rezervuar për futboll-dashësit, ju presim të përjetojmë së bashku këtë atmosferë duke mbushur shkallët e stadiumit për ekipin më të madh në vend. Për Tironën! Eja në stadium. Mos mungo!”, shkruan klubi “bardheblu”./CNA





Lajmet e fundit nga