web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Çelsi e nis vitin 2023 me barazim, londinezët e Poter i largohen zonës… Champions

1 Janar 2023, 19:46, Sport CNA

VIDEO/ Çelsi e nis vitin 2023 me barazim, londinezët e Poter i

Çelsi nuk ka shkuar më shumë së barazimi 1-1 në transfertë ndaj Notingham Forest në ndeshjen e parë të vlefshme për vitinin 2023.

Edhe pse blutë e Londrës kaluan të parët në avantazh në minutën e 16-të me anë të Stërling, nuk arritën ta ruanin këtë epërsi.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës, më saktësisht në minutën e 63-të, ishte Aurier, që përfitoi nga një rrëmujë në zonë, duke goditur saktë dhe duke përshëndetur rrjetën.

Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, nga minuta e 63-të, sfida u siglua në shifrat 1-1 dhe nuk prodhoi gola të tjerë. Një rezultat ky që iu shkon më shumë përshtat vendasve të Notingham Forest.

Për Çelsin, ky ishte barazimi i katërt në 16 ndeshje. Blutë e drejtuar nga trajneri Poter, momentalisht renditen në vendin e tetë me 25 pikë. Diferenca e londinezëve me vendin e katërt që mbahet nga Mançester Junajtid është plot 7 pikë. Sfidën e radhës Çelsi do e luajë më datën 5 janar ndaj kampionëve të Mançester Sitit.





Lajmet e fundit nga