web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendoset e ardhmja e Mirlind Dakut, zbulohet skuadra ku do të luajë sulmuesi

26 Gusht 2024, 15:20, Sport CNA

Vendoset e ardhmja e Mirlind Dakut, zbulohet skuadra ku do të luajë

Mirlind Daku e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme në Rusi, aty ku është pjesë e skuadrës së Rubin Kazan. Sulmuesi shqiptar ka shënuar në katër ndeshjet e fundit radhazi, ndërsa për të ka pasur interesim edhe nga Cagliari në Serinë A.

Megjithatë duket se lojtari i Kombëtares nuk do të lëvizë në këtë merkato vere. Babai i lojtarit, Fehmi Daku, ka dhënë një prononcim për “Sport24” në Rusi ku u shpreh:

“Nuk ka asnjë ofertë specifike për djalin tim, është mbyllur kjo merkato vetëm me disa interesime. Mirlindi do të qëndrojë te Rubini, dëshiroj të vazhdoj në këtë lloj forme me ekipin e tij. Unë mendoj se ofertat në janar do të jenë më tërheqëse për të”, tha Fehmi Daku.





Lajmet e fundit nga