web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Uzuni e bën “sefte”, gjen golin në miqësore

8 Gusht 2024, 21:06, Sport CNA

Uzuni e bën “sefte”, gjen golin në miqësore


Myrto Uzuni e ka bërë "sefte" për këtë sezon të ri, duke shënuar golin e parë. 

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e avantazhit për Granadën, në miqësoren ndaj Al Weda.

Kjo sfidë miqësore i shërben Granadas për përgatitjet në prag të fillimit të kampionatit. Kujtojmë se këtë sezon janë pjesë e ligës së dytë të futbollit spanjoll.

Kjo pasi sezonin e fundit nuk ia dolën si duhet dhe ranë nga kategoria. Shpresat janë që Uzuni me shokë të rikthehen sërish në elitë. 





Lajmet e fundit nga