web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmuesi shqiptar tund rrjetën ndaj ekipit të Balotelit, i dërgon SMS Rejës për një ftesë në Kombëtare

3 Tetor 2022, 12:05, Sport CNA

Sulmuesi shqiptar tund rrjetën ndaj ekipit të Balotelit, i dërgon

Florian Kamberi ka shënuar golin e tij të parë këtë sezon në Superligën zvicerane me fanellën e Vintertur.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar në minutën e 90+6′ për ekipin e tij pas një aksioni kundërsulmi.

Vintertur fitoi me rezultatin 1-3 ndaj Sionit të ish-zv.trajnerit të Kombëtares shqiptare, Paolo Tramexani dhe Mario Balotelit, me këtë të fundit që shënoi në këtë takim nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë gol, 27-vjeçari shqiptar i dërgon një SMS, trajnerit Reja për ta grumbulluar në Kombëtare duke filluar që nga dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë, ndaj Arabisë Saudite në transfertë më 26 tetor në orën 19:00, dhe ndaj kampionëve aktualë të Europës, Italisë më 16 nëntor, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

 





Lajmet e fundit nga