Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Në Federatën e Futbollit të Kosovës ende shpresojnë që Mërgim Berisha do të vendosë ta përfaqësojë Kosovën. Por sulmuesi 24-vjeçar ka plane të tjera. Ato nuk i ka fshehur ndonjëherë dhe i ka konfirmuar edhe të dielën mbrëma, kur ishte mysafir në një emision sportiv në një televizion gjerman. Berisha ëndërron të luajë për Gjermaninë dhe madje të paraqitet në Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm. Për të luajtur për Gjermaninë në Europian nuk do ta kishte problem që ta shtynte edhe dasmën e planifikuar.
Berisha është i lindur në Gjermani, ndërsa është me prejardhje nga Kosova. Ka luajtur për U-21 të Gjermanisë, ndërsa në 13 paraqitje ka realizuar një gol. Nuk ka luajtur për ndonjë përfaqësuese A dhe kjo ia jep mundësinë të zgjedhë mes Gjermanisë, Kosovës apo edhe Shqipërisë. Natyrisht nëse ftohet. Derisa Kosova ka kohë që e synon, Gjermania nuk e ka ftuar deri më tani. Dhe futbollisti i Augsburgut po e pret pikërisht Gjermaninë.
“Tashmë ka plane për martesë – për verën e vitit 2024. Nëse nuk shfaqet diçka me fjalët ‘ekip nacional’ dhe ‘Kampionat Europian i futbollit’, ka shkruar “br.de”, lidhur me paraqitjen e Berishës në emisionin “Blickpunkt Sport”.
“Nuk do të kisha asgjë kundër nëse duhet ta ndryshojmë datën”, ka thënë Berisha duke qeshur. Selektori i Gjermanisë, Hansi Flick, megjithatë nuk e ka kontaktuar ende Berishën. “Por kjo mund të ndodhë në të ardhmen”, ka shkruar “br.de”.
Berisha ka gjashtë gola e katër asistime në 14 paraqitje në Bundesligë këtë edicion. Golat e fundit i ka festuar duke formuar shkronjën “E” me gishta. Ka treguar se është shkronja e parë e të fejuarës së tij dhe se festimi është për të. Ndonëse i lindur në Gjermani, Berisha është zhvilluar si lojtar te Salzburgu austriak. Në vitin 2021 u transferua te gjiganti turk, Fenerbahçe. Por nuk shfaqi sa pritej në Superligën turke. Më 31 gusht të vitit të kaluar u huazuar tek Augsburgu, që ka opsionin për ta blerë kartonin e sulmuesit.
Berisha ka lënë të kuptohet se mund të qëndrojë më gjatë te skuadra e Bundesligës. Tek Augsburgu po ndihet si në shtëpi.“Po ndiej besimin e trajnerit, përgjegjësve të klubit dhe bashkëlojtarëve. Po mundohem ta shpërblej këtë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Berisha.
Berisha ka shënuar tre gola këtë edicion për fitoret 1:0, pra ka siguruar të paktën nëntë pikë për skuadrën. Gola të tjerë të rëndësishëm shpreson të shënojë në ndeshjet e ardhshme.
Në Bundesligë janë edhe të paktën tre lojtarë që nuk kanë luajtur ende për përfaqësuese seniore dhe që do të ishin të mirëseardhur te Kosova. Por deri më tani ata nuk kanë shfaqur interes për të luajtur për Kosovën. Bëhet fjalë për mesfushorin e Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj, portierin e Eintracht Frankfurtit, Diant Ramaj dhe mesfushorin ofenziv të Bayernit, Arijon Ibrahimoviq. Arijoni është ende 17-vjeçar dhe luan për të rinjtë e Gjermanisë. Fundjavën e kaluar debutoi në Bundesligë. E ardhmja e tij vlerësohet e ndritur. /Koha
Kastrioti nuk ka humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri. P...
Dinamo-Skënderbeu është kryendeshja që mbyll javën e 15-të t...
Ndeshja mes Egnatias dhe Laçit, e përfunduar me shifrat 0-1 ...
Bylisi pret në stadiumin “Adush Muça” Partizanin, në sfid...
Myrto Uzuni është duke shkëlqyer në La Liga 2 me Granadën, t...
Dinamo-Skënderbeu është kryendeshja që mbyll javën e 15-të...
Skënderbeu është gati për të sfiduar Dinamon. Një përballj...
Ardian Mema nuk është më trajneri i Kastriotit. Lajmin e k...
Klubi i Romës ndërmerr një nismë shumë të bukur për ditën ...
Fitorja me Torinon i dha mundësinë Milanit të rikthente qe...
Eliminimi në Kupën e Francës kundër Marsejës në mesjavë kish...
Partizani do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme n...
Paris Saint-Germain po çalon dhe drejtuesit e tij pritet t...
Në sfidën mes Tiranës dhe Vllaznisë, që u zhvillua në Shko...
Dy skuadrat që pretendojnë ngjitjen në elitën e futbollit ...
Vllaznia arriti të fitonte ndaj Tiranës me shifrat 1-0. Goli...
Çudira nga më të ndryshme në Kategorinë e Dytë, teksa ditën ...
Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova bëri një tjet...
Vllaznia arriti një fitore të artë në “Loro Boriçi” ndaj Tir...
Arinaldo Rrapaj ishte një tjetër prodhim i Superiores që bër...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...