Kriza te Partizani, ja çfarë ndodh me kryeqytetasit
Partizani po kalon një periudhë shumë të vështirë, me shta...

Juventusi ka kaluar nga një skuadër në krizë në një ekip që po rikthehet fuqishëm në garë për titullin dhe për një vend të sigurt në Champions Ligë. Me pesë fitore radhazi nga 2 shkurti deri më 4 mars, bardhezinjtë kanë transformuar totalisht ecurinë e tyre dhe tani ndodhen në një pozitë shumë më të favorshme se një muaj më parë.
Në vetëm 30 ditë, Juventusi ka bërë një hap të madh përpara, duke kaluar nga vendi i gjashtë në vendin e katërt, duke lën pas Lazion dhe Fiorentinën dhe duke ngushtuar diferencën me kryesuesit e Interit në vetëm 6 pikë. Megjithatë, sfidat e ardhshme do të tregojnë nëse kjo ecuri është e qëndrueshme apo thjesht një moment i mirë kalimtar. Në një periudhë të ngjashme kohore, por me një ndeshje më pak, skuadra e drejtuar nga Mota do të kuptojë nëse është realisht në gjendje të rivalizojë Interin deri në fund të sezonit, apo nëse ky rikuperim do të mbetet vetëm një ëndërr.
Në javët e ardhshme, Juventusi do të përballet me një seri ndeshjesh kyçe që mund të përcaktojnë fatin e sezonit të tyre. Midis javës së 28-të dhe 31-të, bardhezinjtë kanë përpara tri ndeshje të vështira direkte, me Atalantën, Fiorentinën dhe Romën.
Përveç këtyre sfidave, Juventusi do të presë në shtëpi Genoan, një kundërshtar më i lehtë në letër, por që nuk duhet nënvlerësuar. Në të njëjtën kohë, rivalët kryesorë për një vend në Champions dhe për titullin do të kenë gjithashtu sfida të vështira për të luajtur. Interi, lideri aktual i kampionatit, do të përballet me Monzën, Atalantën, Udinezen, Parmën dhe Romën. Ndërkohë, skuadrat e tjera rivale për vendet europiane, si Napoli, Atalanta, Lazio, Fiorentina dhe Bolonja, do të kenë një kalendar të ngjeshur dhe të mbushur me përballje direkte mes tyre.
Kjo do të thotë se çdo rezultat mund të ndryshojë ndjeshëm situatën në tabelë, dhe Juventusi ka një mundësi të artë për të përfituar nëse vazhdon me këtë ritëm. Një nga pikat e forta të Juventusit këtë sezon ka qenë performanca në ndeshjet direkte kundër skuadrave të mëdha. Kjo është një arsye e rëndësishme pse bardhezinjtë mund të kenë besim se mund të vazhdojnë të ngjiten në tabelë.
Aktualisht, Juventusi është skuadra e katërt më e mirë në ndeshjet kundër rivalëve të drejtpërdrejtë për kreun dhe për Champions, me një mesatare prej 1.45 pikësh për ndeshje. Për më tepër, Juventusi ka një avantazh të rëndësishëm ndaj rivalëve të tij, pasi nuk ka angazhime të tjera. Kjo mund të jetë një armë e fuqishme për skuadrën e Motës, e cila mund të shfrytëzojë lodhjen e kundërshtarëve për të grumbulluar pikë të rëndësishme dhe për të rritur gjasat e saj për t’u ngjitur më lart në tabelë.
Në Torino kanë filluar të ëndërrojnë, por sa realiste është që Juventusi të sfidojë Interin për titullin? Nëse analizojmë ecurinë e fazës së dytë të kampionatit, bardhezinjtë kanë treguar një rritje të ndjeshme dhe kanë rikuperuar pikë ndaj rivalëve të tyre.
Nëse vazhdojnë me këtë ritëm, gjithçka mbetet e hapur. Por sigurisht, për të sfiduar realisht Interin, Juventusit do t’i duhet të fitojë shumicën e ndeshjeve të mbetura dhe të shpresojë që skuadra e Inzagit të bëjë hapa fals.
Partizani po kalon një periudhë shumë të vështirë, me shta...
Risia e madhe në listën e trajnerit Silvinjo, për dy ndesh...
Botërori i vitit 2030 ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ...
Është inaguruar investimi i Federatës së Futbollit në kuad...
Viti 2025 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Barcelonën...
Trajneri i Everton, David Moyes, foli së fundmi për dëmtim...
Joshua Kimmich do të vazhdojë te jetë pjesë e Bayern Munic...
Kombëtarja e Futsallit luajti sot ndeshjen e pestë kualifi...
Pas përfundimit të javës së 28-të, trajnerët e ekipeve Kom...
Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë nuk do të luhet në stadi...
Skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipë...
Alfred Deliallisi është trajneri i ri i Korabit. Pas largi...
Ka përfunduar java e 28-të e Superiores, që nisi të mërkur...
Tirana mori një fitore tejet të rëndësishme ndaj Laçit, në...
Tre ndeshjet e fundit për aktin e parë në Champions League...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure do të luhen tre sfida të vlefs...
Interi triumfoi 2-0 ndaj Feyenoord në sfidën e vlefshme pë...
Trajneri Silvinjo u shfaq në stadiumin e Rrogozhinës këtë ...
Egnatia fitoi supersfidën ndaj Dinamos, me rezultatin 2-0....
Vllaznia triumfoi 2-0 ndaj Partizanit, në sfidën e javës s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...