web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tirana shmang humbjen në fund, kualifikimi vendoset në Shqipëri

11 Korrik 2024, 21:16, Sport CNA

Tirana shmang humbjen në fund, kualifikimi vendoset në Shqipëri

Tirana barazoi 1-1 në transfertë ndaj gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisi, në sfidën e vlefshme për turin e parë në Conference League.

Një supergol i Haxhiut pak minuta para fundit, shmangu humbjen e bardhebluve, që ishin në disavantazh pas autogolit të Micit.

Një rezultat tejet pozitiv për ekipin e Bledi Shkëmbit i cili e kishte debutimin e tij zyrtar në krye të pankinës bardheblu.

Sfida e kthimit do të luhet më 18 korrik në Elbasan Arena në orën 20:00, aty ku do të vendoset edhe ekipi që kalon në turin e dytë kualifikues të Conference League.





Lajmet e fundit nga