Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej 26 majit grumbullimin dhe përgatitjet për dy sfidat zyrtare ndaj Islandës dhe Izraelit, të vlefshme për Ligën e Kombeve si dhe miqësoren e 13 qershorit ndaj Estonisë. Futbollistët po stërviten intensivisht nën drejtimin e trajnerit Reja dhe stafit kuqezi, teksa ditën e sotme, Sokol Cikalleshi dhe Nedim Bajrami kanë dalë në një konferencë për media ku kanë folur në lidhje me këto ndeshje dhe se çfarë objektivash ka ekipi në këtë edicion të ri të Nations League.
Cikalleshi, bomberi i Kombëtares shqiptare i cili ka shpërthyer këtë sezon në Turqi me Koniaspor, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve u shpreh se objektivi i skuadrës është sigurisht vendi i parë, ndërsa analizoi edhe dy rivalët e grupit, Islandën dhe Izraelin. Cikalleshi theksoi se pika më e fortë e skuadrës shqiptare është grupi dhe harmonia. Përgatitjet për sfidat – Jemi në fund kampionati, por këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne. Të gjithë lojtarët janë të fokusuar dhe të përqëndruar në stërvitje. Çdo gjë po shkon sipas planit, shumë mirë. Edhe pse na ndajnë edhe disa ditë kur kemi ndeshjen e parë, uroj që deri në fund mos të kemi dëmtime dhe mugesa dhe deri në fund të kemi grupin e plotë që të bëjmë ndeshjen që duam të gjithë.
Pretendentë për vendin e parë? – Është një grup ku ne do të tentojmë më të mirën, por duhet të kemi parasysh që kemi dy ekipe, që nuk janë me shumë diferencë nga ne. Kemi një fat të vogël që Rusia nuk do të jetë pjesë e grupit dhe do të doja që të përqëndrohemi te ndeshja e parë sepse fillimi i mbarë është gjysma e punës. Islanda ka një grup fizikisht shumë të fortë dhe do jetë një duel fizik në Islandë, ku nëse do tentojmë vendin e parë, duhet të dalim me rezultat pozitiv. Por, besoj se jemi gati. Pothuajse edhe në ndeshjet e fundit miqësore treguam që kemi ecur përpara, por na mungon edhe pak. Ajo pak çka mund të jetë ndonjë gabim apo përqëndrim në ndonjë moment të caktuar. Duke i korigjuar këto, besoj se do kemi mundësi t’i bëjmë tifozët tanë krenarë.
Sulmi, pika jonë e fortë? – Për sulmuesit është shumë e rëndësishme që të shënojnë me ekipet e tyre, pasi në momentin që vijnë në Kombëtare, edhe morali edhe motivimi është më i lartë. Por, jam i sigurt që për të arritur rezultate pozitive, ne duhet të funksionojmë si grup. Duhet të bëjmë më të mirën si grup i tërë, pasi nëse kthehemi edhe në histori, vetëm kështu kemi mundur të bëjmë diferencen. Kemi një mbrojtje të mirë, po ashtu edhe mesfushorët kanë minuta në këmbë dhe kanë luajtur. Siç e thatë edhe ju, sulmuesit, edhe unë, kemi arritur të shënojmë. Por, grupi na bën më të fortë dhe nëse sulmuesit arrijnë të shënojnë do të ishte më e mira, por që nga ndeshja e parë, do të doja që të mbizotëronte grupi dhe harmonia në grup. Kjo do na çojë përpara.
Islanda apo Izraeli, kush është ekip më i fortë? – Janë dy kundërshtarë ndryshe. Islanda është më fizike, kemi pasur ndeshje me ta kohët e fundit. E kemi humbur një dhe kemi fituar këtu. Është një ekip që të vë përpara fizikisht. Do jetë një duel fizik. Izraeli është më teknik si ekip, përqëndrohet te loja dhe mbajtja e topit. Janë kundërshtarë të ndryshëm, por ne kemi treguar që i kemi mundësitë. Kanë disa mungesa, por kjo nuk duhet të na bëjë më pak të përqëndruar, sepse janë ekip i mirë. Por, ndeshja e parë është më e rëndësishme dhe nëse arrijmë të marrim një rezultat pozitiv, do të tentojmë edhe vendin e parë. besoj se Islanda është kundërshtar direkt për ne, pa nënvlerësuar edhe Izraelin. Ndeshja e parë thelbësore për ne. Edhe mesfushori kuqezi i ekipit, Nedim Bajrami, i cili ka pak muaj që është bashkuar me Kombëtaren shprehet se objektivi i skuadrës është ta nisin mbarë këtë edicion të ri të Nations League, ndërsa flet edhe për konkurencën në ekip.
Pak muaj që jam bashkuar me Kombëtaren. Si ndihem? – Ndihem shumë mirë me skuadrën. Jemi një skuadër miks, me lojtarë me eksperiencë dhe të rinj. Nuk shihet mosha, jemi të gjithë bashkë dhe kjo është shumë mirë për ne.
Konkurenca në ekip – Është normale në futboll. Çdo lojtar do të luajë, pastaj e vendos trajneri. Jemi një skuadër që jemi të gjithë bashkë.
Synimet e ekipit – Objektivi është ta nisim Nations League mirë, me rezultat pozitiv. Të stërvitemi mirë dhe të japim gjithmonë maksimumin.
Përsëritje e suksesit të 2016-ës? “E dimë që kemi skuadër të fortë, por nuk është e lehtë ta arrish objektivin, edhe pse mungon në grupin tonë Rusia, që konsiderohet ekip shumë i forte”.
Lista e ekipeve që kanë shprehur interesim për Xhakomo Vri...
Skënderbeu barazoi në javën e fundit të sezonit përballë T...
Kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet në ditën e katërt...
E pabesueshme ajo që ka ndodhur pak çaste më parë në F...
Shitja e Milanit është çështje ditësh tashmë, pasi "RedBir...
Evangjelia Veli është shpallur sot kampione e Europës ...
E çuditshme, por e vërtetë, finalja e Champions-it ësh...
Të ndjekësh skuadrën e zemrës në ndeshje të mëdha ndon...
Dueli mes Liverpulit dhe Real Madridit do të ketë vëme...
Klubi i Kukësit është ndarë nga trajneri Diego Longo d...
Roma e Zhoze Murinjos shkruan historinë në Tiranë! Skuadra i...
Roma po fiton 1-0 me Fejnordin në finalen e Conference Leagu...
Zbritja e lojtarëve të Romës dhe Fejnordit në fushën e “Air ...
Nikolo Zaniolo ka shkruar emrin në historinë e futbollit ita...
Një tjetër incident është shënuar, këtë herë brenda stadiumi...
Ultrasit holandezë kanë hyrë më shpejt se rivalët italianë n...
Roma dhe Fejnordi do të luajnë finalen e madhe të Ligë...
Stadiumi “Air Albania” po mbushet nga tifozët e Romës dhe Fe...
Sonte Tirana dhe Shqipëria do të mirëpresin për herë të parë...
Tifozët e Fejnordit janë ata që kanë elektrizuar më së shumt...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...