web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Starova: Shehi më i mirë se Alegri, le të vijë në Tiranë

14 Gusht 2023, 17:17, Sport CNA

Dorëheqja e papritur e Roberto Mançinit nga stoli i Kombëtares së Italisë është diskutuar edhe në studion e emisionit “Skaner“. I pyetur për zëvendësuesin e mundshëm të tijin, Starova ka zgjedhur emrin e Spaletit. Si një tifoz i Juventusit, anëtarët e panelit e kanë ngacmuar për Alegrin, por Starova është shprehur se edhe Orges Shehi është më i aftë se kreu i pankinës së bardhezinjve.

“Spaleti apo Konte? Spaleti, me diferencë me të tjerët. Pse jo Alegri? Pu, pu, pu Alegri. Le të vijë në Tiranë Alegri. Edhe Orges Shehi është më i mirë se Alegri. Ai që ikën dhe e lë Kombëtaren në këtë mënyrë, nuk sheh shpresë te ajo Kombëtare”, është shprehur Sulejman Starova.





Lajmet e fundit nga