Ujkani vazhdon të qëndrojë në Serinë A, portieri i Kosovës firmos me…
Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, do të vaz...
Që prej datës 22 gusht, Departamenti i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nisur nga puna për procesin e rinovimit të licencave për trajnerë të nivelit UEFA B, UEFA A dhe UEFA Pro. Një proces i rëndësishëm për të gjithë trajnerët shqiptarë që zotërojnë këto licenca e që duhen përditësuar pasi u ka skaduar afati i vlefshmërisë.
Pas trajnerëve me licencë UEFA B, tashmë procesi vijon me trajnerët e nivelit UEFA A dhe më pas do të përmbyllet në fund të muajit gusht me trajnerët që zotërojnë një licencë UEFA Pro. Në një prononcim për "Fshf.org", drejtori i Departamentit të Edukimit, Sulejman Starova, shpjegon rëndësinë e këtij procesi dhe ecurinë e ditëve të para të punës me trajnerët shqiptarë. Starova vlerëson interesin e trajnerëve për të marrë njohuri të reja dhe për të përditësuar bagazhin e tyre teknik me metodologji në të gjitha fushat e ekspertizës.
“Ne kemi nisur që më datë 22 gusht rinovimin e licencave për trajnerë të nivelit UEFA A, UEFA B dhe UEFA Pro. Në tre ditët e para kemi nisur procesin me trajnerët e nivelit UEFA B dhe kanë marrë pjesë rreth 140 trajnerë, të cilët punojnë kryesisht me moshat. Jemi të kënaqur sepse interesi i trajnerëve për të marrë njohuri të reja ka qenë shumë i madh dhe të gjithë kanë qenë shumë aktivë gjatë këtij trajnimi. Bëhet fjalë për një proces të detyrueshëm të cilit i nënshtrohen të gjithë trajnerët që e zotërojnë një licencë të tillë. Si relatorë ne kemi pasur emra të njohur në të gjitha fushat e ekspertizës, duke filluar që nga teoria taktike, metodologjia, çështje të arbitrimit dhe rregullave të lojës, mjekësia sportive apo edhe video-analiza. Kem pasur edhe trajnerë të ekipeve kombëtare të moshave që kanë ndarë me kursantët eksperiencat e tyre të punës me fëmijët, por edhe ekspertë të futbollit”, – thotë Starova, ndërsa thekson rëndësinë e punës me trajnerët e moshave me fokusin te futbolli i fëmijëve e si duhet punuar sa më mitë në këtë nivel.
“Tashmë keni nisur procesin me trajnerët që kanë licencë të nivelit UEFA A, ku marrin pjesë rreth 60 trajnerë, të cilët punojnë në terren me moshat dhe me ekipet e para. Kemi kombinuar leksionet për t’i njohur pjesëmarrësit me të rejat më të fundit për trajningun dhe metodologjinë që duhet të përdorin për çdo lloj moshe. Kemi theksuar nevojën që për moshat e vogla trajnerët duhet të fokusohen te formimi i futbollistëve e jo te rezultatet apo kampionatizmi.
Në këtë fazë ne duhet të kujdesemi për edukimin dhe rritjen e futbollistëve të vegjël. Është shumë e rëndësishme të kemi trajnerë të kualifikuar te moshat dhe që të kenë një trajtim sa më dinjitoz edhe në ekipet apo akademitë ku ata punojnë. Ndërkaq, pas përfundimit të këtij procesi ne kemi programuar edhe organizimin e kurseve të radhës për trajnerë të të gjitha niveleve, drejtor sportiv dhe kemi një ahxendë të ngjeshur përgjatë gjithë sezonit”, – deklaroi ndër të tjera Drejtori i Departamentit të Edukimit në FSHF, Starova.
Ndërkaq, në datat 29-31 gusht për tre ditë do t’i nënshtrohen testeve edhe trajnerët që kanë licencat UEFA Pro, që është edhe më e rëndësishmja për një trajner futbolli.
Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, do të vaz...
Tashmë është zyrtare, Frederik Veseli është transferuar te s...
Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Laçit, në orën 19:30, ...
Pas përfundimit të ndeshjes mes Umraniye dhe Adana Demirspor...
Frederik Veseli nuk bën pjesë në planet e skuadrës së Salern...
Fabian Ruiz është shumë pranë transferimit te skuadra e PSG-...
Histori e veçantë vjen nga Gjermania, pasi lojtari kyç i Stt...
Dita e sotme e “Abissnet Superiore” ka rezervuar gjithashtu ...
Pas barazimit me Atalantën, Milani u është kthyer përs...
Protesta e disa tifozëve, të cilët futen në fushë dhe tentoj...
Milani po përballet me Bolonjën në “San Siro” në këtë ...
Juventusi nuk ka mundur të mposhtë dot Romën në “Allia...
Ndeshja e xhiros se katërt në Bundesligë mes Bajernit – Myns...
Vedat Muriqi ka shënuar golin e dytë sezonal me fanellën e M...
Nuk ka fitues pas dueleve të para të javës së dytë në "Abiss...
Pas një starti shumë të dobët të sezonit, Liverpool ka dhënë...
Plot 10 vite që nga transferimi i Luka Modric te Real Madrid...
Teuta dhe Bylisi do të përballen me njëra-tjetrën në sfidën ...
Mançester Junajtid ka arritur të gjejë një tjetër fitore ne ...
E ardhmja e Kristiano Ronaldos mbetet e gjitha ende pë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...