web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hebaj shpëton Teutën ndaj Bylisit, Kastrioti ngec me Erzenin

27 Gusht 2022, 20:16, Sport CNA

Nuk ka fitues pas dueleve të para të javës së dytë në "Abissnet Superiore". Teuta ngeci në barazim 1-1 me Bylisin, ndërsa Kastrioti bëri paqe me Erzenin.

Durrsakët, pas humbjes në transfertë me Laçin, u munduan të fitojnë në shtëpi, por nuk ia dolën.

Bylisi befasoi në fundin e pjesës së parë, duke shënuar me Anthony Beji. Rubin Hebaj ishte ai që shmangu humbjen e Teutës.

Takimi tjetër, Kastrioti-Erzeni, përfundoi 0-0. Krutanët u munduan shumë të fitojnë në shtëpi dhe të bënin autokritikë për humbjen në Ballsh.

Teuta – Bylis 1-1
Hebaj 77’ / Beji 42’

Kastrioti-Erzeni 0-0





Lajmet e fundit nga