web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skënderbeu sfidon Dinamon në javën e dytë të kampionatit

18 Gusht 2022, 15:50, Sport CNA
Skënderbeu sfidon Dinamon në javën e dytë të
Skënderbeu-Dinamo

Sot, në mesditë, në sallën e konferencave në selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit u publikua kalendari për edicionin e ri futbollistik të Kategorisë së Parë 2022/2023.

Këtë sezon gara në Kategorinë e Parë do të jetë edhe më emocionuese duke parë emrat e mëdhenj me plot histori që u janë bashkuar si Dinamo dhe Skënderbeu nga Kategoria Superiore dhe Flamurtari nga Kategoria e Dytë.

Kategoria e Parë do të ngrejë siparin më 3 shtator 2022 për javën e parë dhe do të përfundojë më 6 maj 2023.

Sipas kalendarit, Skënderbeu në javën e dytë pret Dinamon, një duel ky mes dy ekipesh që ranë vjet nga Kategoria Superiore dhe synojnë rikthimin sa më shpejt atje.





Lajmet e fundit nga