Futbolli në zi/ Ra pa ndjenja në fushë, ndahet nga jeta lojtari 27-vjeçar
Është ndarë nga jeta futbollisti uruguaian, Juan Izquierdo...

Seria A ka nisur dhe shtatori do të jetë një spektakël i vërtetë me superderbi dhe përplasje titanësh.
Me një kampionat krejtësisht të paparashikueshëm që në start për disa prej skuadrave, është koha të shtrohen sërish letrat dhe mundësitë në tavolinë, ose më saktë, në fushë.
Ndeshjet e para të mëdha të një sezoni që duket se do të jetë i luftuar deri në çastin e fundit, do të jenë që në javën e tretë, në fundjavën e 1 shtatorit, kur në “Allianz Stadium” Juventusi, që duket se i është rikthyer shkëlqimit, do të presë e sfidojë Romën e Daniele de Rossit, të etur për të shijuar fitoren e parë të sezonit.
Por edhe në “Stadio Olimpico” ku shqiponjat kryeqytetase të Lazios do të presin Milanin, që këtë herë, për emrin e skuadrës dhe për tifozerinë e zjarrtë, do të luftojë për jetë a vdekje, sepse nisja e kthesës pas zhgënjimit, nuk është më alternativë, por detyrim.

Ndërkohë, shtatori sjell edhe derbin e parë të sezonit 2024-2025, që ndodh të jetë edhe ai më elektrizuesi, më i shumëprituri për tifozeritë e dy kampeve kundërshtare, superderbi i Milanos, që do të luhet fundjavën e 22 shtatorit, kur sytë e të gjithëve do të jenë në "San Siro" dhe në Tring Sport, për një përvojë ekskluzive dhe të paharrueshme. Inter kundër Milan, zikaltrit kundër kuqezinjve, dy skuadrat legjendare të kryeqendrës lombarde, shkojnë në një përballje që vit pas viti dhuron emocione dhe spektakël. Të besuarit e Inzagit si kampionët në fuqi, ndërsa djajtë e kuq të Fonsekës, si skuadra që mbart me vete dhe synon t’i rikthehet me çdo kusht lavdisë.
Në fushë do të zbresin Lautaro, Turham, Çalhanoglu, Leao, Teo Hernandez, Morata e shumë kampionë e shumë talente të tjera në një betejë dhëmb për dhëmb.
Sakaq, po fundjavën e 22 shtatorit, në krye të pankinës së Napolit, Konte do të përballet me sfidën e parë të madhe, atë kundër Juventusit së Thiago Motës, që ka nisur një rrugëtim të pandalshëm me fitore bindëse. Vlahoviç, Mbangula, Gatti, Kvaratshkelia, Raspadori, ndoshta edhe Lukaku, të gjithë në fushë për një qëllim, fitoren dhe 3-pikëshin me shije triumfi.

Nuk do të mungojnë as të tjera sfida emocionuese, si ajo mes Atalantës së kapitenit Berat Djimshiti, kundër Fiorentinës, apo ajo mes Romës së Dybalës dhe Udinezes, përkatësisht në javën e katërt dhe të pestë të kampionatit.
Por nuk mbaron me kaq, sepse edhe në “Coppa Italia” do të luhen 1/8-at, ku Genoa dhe Napoli do të kenë përballë Sampdorian dhe Palermon në dy takime plot adrenalinë dhe dëshirë për të fituar.
Ç’t’ju themi? Shtatori do të jetë e skena ku do të luhen superderbi dhe përplasjet mes të mëdhenjve për supremaci në SERINË A, në kampionatin e futbollit më të dashur për të gjithë tifozët shqiptarë. Dhe siç e dini tashmë, i vetmi ekran ku mund t’i shijoni të gjitha këto emocione, në shtëpi apo kudo që ndodheni, është vetëm TRING SPORT, pasi Seria A, Coppa Italia dhe Supercoppa do të jenë ekskluzivitete absolute të platformës të paktën deri në vitin 2029 dhe s’do të mund të ndiqen askund tjetër.

Jemi zyrtarisht në stinën më të bukur televizive dhe kanalet TRING SPORT do të jenë arena e kompeticioneve më elitare botërore, pasi TRING është platforma më e madhe sportive në vend, me propozimin më të pasur e gjithëpërfshirës për çdo tifoz e familje./CNA
Është ndarë nga jeta futbollisti uruguaian, Juan Izquierdo...
Barcelona triumfoi me përmbysje ndaj Rayo Vallecano, me re...
Dinamo ka njoftuar pezullimin e trajnerit Dritan Mehmeti. ...
Java e tretë e Superiores, do të luhet e ndarë në dy ditë,...
Cristiano Ronaldo mund të punojë sërish me trajnerin Zined...
Dani Olmo është regjistruar në La Liga si një lojtar i Bar...
Wojciech Szczesny e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Por...
Asgjë nuk është mbyllur sa i takon kalimit të Armando Broj...
Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi, vendosi pak kohë më par...
Ante Rebic është lojtari më i ri i Lecce-s. Sulmuesi rikth...
Klubi i Laçit ka bërë një afrim të bujshëm në merkato. Kur...
Meritan Shabani nuk do të transferohet te Partizani. Klubi...
Juventusi ka bërë një goditje të dyfishtë në merkato. “Zon...
Gola, raste dhe spektakël! Elbasani triumfoi pastër ndaj T...
Milan Skriniar ka vendosur të largohet nga PSG-ja dhe do t...
Bylis triumfoi 1-0 ndaj Dinamos, në një ndeshje me fund dr...
James Rodriguez është lojtari më i ri i Rayo Vallecano. Kl...
Ndonëse mungon zyrtarizimi, Ilir Daja, duket se e ka mbyll...
Aleksandar Veselinovic, do të jetë trajneri i Partizanit. ...
Paulo Dybala ka folur për herë të parë, pasi refuzoi një o...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...