Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Shqipëria U-21 fitoi miqësoren e parë të marsit me Azerbajxhanin U-21 të enjten e kaluar me rezultatin 2-1 me golat e Stiven Shpendit dhe Adrion Pajazitit. Një paraqitje e mirë për kuqezinjtë përballë një kundërshtari të fortë e ku dolën në pah cilësitë e skuadrës shqiptare, që e menaxhoi mirë ndeshjen përgjatë 90 minutave, duke krijuar volum loje dhe raste për gol.
Për trajnerin e Kombëtares U-21, Alban Bushi, grupi është në formë dhe aktualisht kemi shumë elementë të talentuar të cilët mund të bëjnë shumë mirë në kualifikueset e Europianit U-21, por që mund të jenë edhe në Kombëtaren A në të ardhmen. Sipas teknikut kuqezi, paraqitja e skuadrës në miqësoren e pare me azerët ka qenë pozitive, teksa thekson shpirtin e garës dhe të sakrificës që kanë treguar të gjithë lojtarët. Sakaq, trajneri komenton edhe miqësoren e dytë me Poloninë të programuar më 27 mars po në Antalia të Turqisë, që do t’i vlejë shumë skuadrës kuqezi për të parë se ku jemi në raport me kundërshtarët që do të kemi në Europianin e këtij viti.
Gjendja e grupit – “Grupi është thuajse i plotë. Kemi disa lojtarë me probleme fizike dhe konkretisht Mjaki i cili pësoi një dëmtim gjatë miqësores si edhe Pajaziti, i cili nuk do të stërvitet sot për shkak të një shqetësimi fizik, por që nuk duket serioz. Janë duke i ndjekur që të dy nga stafi mjekësor dhe ne shpresoj që do të rikuperohen për ndeshjen e dytë. Smajli i Vllaznisë gjithashtu kishte një problem në gju dhe nuk u aktivizua, edhe ai po monitorohet nga stafi mjekësor dhe mbetet për t’u vlerësuar. Ndërkaq, nuk do të kemi për ndeshjen e dytë as Elmando Gjinin, të cilit i kemi dhënë leje të kthehet në dispozicion të klubit me kërkesën e tyre. Pjesa tjetër e grupi është pa probleme dhe janë në formë shumë të mirë, të gatshëm për lojë”.
Testi i parë me azerët – “Jam i kënaqur nga përqendrimi, sakrifica dhe shpirti i garës që lojtarët treguan në fushën e lojës ndaj Azerbajxhanit. Pati edhe disa gjëra që ne duhet t’i përmirësojmë siç janë goditjet standarde, ku azerët ishin në superioritet dhe fituan më shumë dyluftime. Gjithsesi ekipi në përgjithësi luajti mirë, kishim më shumë zotërim topi gjatë ndeshjes, nuk i lamë shumë hapësira Azerbajxhanit për të rrezikuar dhe ata patën shumë pak raste për gol. Duhet thënë se Azerbajxhani kishte një skuadër të fortë dhe agresive, i ngjan shumë Armenisë rivalit tonë të parë në kualifikuesit e Europianit dhe kjo miqësore ishte shumë e vlefshme për të kuptuar ku jemi. Mendoj se duhet ta kishim zgjidhur ndeshjen më shpejt, sepse e qarkulluam shumë mirë topin, shkonim deri te zona kundërshtare, por na penalizuan rastet e humbura dhe na mungoi pasimi final në disa raste. Sidoqoftë, lojtarët kanë punuar shumë mirë, kemi një grup të fortë në dispozicion, që ka fokusin e duhur e që sakrifikon të gjitha për të gjitha”.
Miqësorja me Poloninë – “Kam ndjekur miqësoren që zhvilloi Polonia U-21 ndaj Austrisë U-21 këtu në Turqi e që u mbyll në barazim 0-0. Polakët janë fizikisht të fortë dhe janë shtatlartë, por ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë me qarkullim të shumtë të topit. Mendoj se do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe theksoj se është një test i mirë për ne, sepse Polonia kishte ekip shumë të fortë. Grupi jonë i vitlindjes 2002-2003 së bashku me lojtarët që janë më të vegjël, besoj se përbëjnë një skuadër shumë të mirë në perspektivë që Shqipëria do t’i ketë për shumë vite. Jam i bindur që do të jenë shumë lojtarë nga ky grup që do të vazhdojnë edhe në Kombëtaren A dhe gjithashtu shpreh bindjen se do të bëjmë shumë mirë në kualifikueset e radhës të Europianit U-21”.
E ardhmja e Lionel Messit, Kylian Mbappe dhe Sergio Ramos te...
Thomas Tuchel ka amrrë drejtimin e Bayern Muncih deri në qqe...
Myrto Uzuni nuk zhvilloi ditën e djeshme stërvitje me pjesën...
Rafael Leao dhe Joao Mario u tallën nga tifozët në stadiumin...
Një portieri brazilian i dënuar se masakroi të dashurën e ti...
Partizani po kalonte një moment fantastik në Abissnet Superi...
Marco Mancosu, mesfushori i Cagliarit, ka habitur në intervi...
Polonia humbi dje në mbrëmje me rezultatin 3-1 ndaj Çekisë n...
Interi ka filluar punën për sezonin e ri, duke piketuar emra...
Skuadra e Tiranës prej ditësh vazhdon përgatitjet për duelin...
Lajmi i kësaj jave në elitat e futbollit europian është pady...
Merkatoja e verës pritet të jetë e zhurmshme te Juventusi. B...
Këngëtarja italo-amerikane, Elinora, ka kërkuar ndjesë pas g...
Seanca e djeshme stërvi tore e Kombëtares ka nisur dhe ka pë...
Polonia e trajnerit Santos, pësoi një disfatë në ndeshjen ...
Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit...
U luajtën mbrëmjen e sotme 7 sfidat e vlefshme për kualifi...
EURO 2024 vazhdon sot fazën kualifikuese me ndeshje shumë ...
Myrto Uzuni është shënuesi më i mirë i ligës së dytë spanj...
Erlis Frashëri është i bindur se Skënder beu do të ngjitet...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...