Frikë nga interesi i Realit, Mançester Siti bën Halandin lojtarin më të paguar në Premier Ligë
Mançester Siti është gati të bëjë Erling Halandin futbolli...

Shqipëria nis rrugëtimin drejt Gjermanisë. Kuqezinjtë synojnë objektivin për të marrë pjesë për të dytën herë në histori, në finalet e një Kampionati Europian.
Kombëtarja shqiptare luan të parën ndeshje në Varshavë. Në mbrëmje do të matë forcat me skuadrën e konsideruar si pretendentja kryesore, Poloninë.
Nis një epokë e re për kuqezinjtë, që në startin e këtyre kualifikueseve kanë me vete eksperiencën e futbollistëve që prej vitesh kanë veshur fanellën kuqezi, dëshirën e lojtarëve të rinj që i janë bashkuar skuadrës, kanë energjitë e trajnerit Silvinjo, i cili debuton si timonier i Shqipërisë.
Kanë entuziazmin e atyre që duan të përjetësohen në historinë e futbollit shqiptar. E si gjithmonë kanë me vete zemrat e të gjithë shqiptarëve që do t’i shoqërojnë hap pas hapi, në çdo moment, për të realizuar objektivin e përbashkët, që në Gjermani të valëvitet flamuri kuqezi, të këndohet himni ynë e bota e sportit të bëhet sërish një ambasador për vendin tonë.
Një mision i vështirë, që nis me besim për të arritur një nga dy vendet e para në Grupin E. Krahas Polonisë, do të jenë kundërshtarë të Shqipërisë dhe Republika Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavia.
Një epokë e re, me Silvinjon, i cili do të kërkojë që të shfrytëzojë njohuritë që ka marrë nga emrat e mëdhenj si Pep Guardiola, Tite, Roberto Manchini dhe Arsen Wenger me të cilët ka bashkëpunuar, t’i integrojë në lojën e Shqipërisë, për të arritur objektivin e kualifikimit, çka do t'i jepte një kontratë të re me Shqipërinë, por mbi të gjitha lavdinë e një populli të tërë që i ka besuar një mision shumë të rëndësishëm.
Kundërshtari vjen në një moment jo të mirë, pasi e nisi me humbje këtë edicion kualifikuesesh. Ndërkohë që bën prezantimin në shtëpi dhe trajneri i ri Fernando Santos, i cili u emërua para pak kohësh në pankinën e polakëve e do të synojë autokritikën për këtë takim.
Shqipëria duhet të bëjë pa disa emra të rëndësishëm si Berat Xhimshiti, Ardian Ismajli, Keidi Bare dhe Armando Broja, të cilët janë të dëmtur. Nga ana tjetër 23 lojtarët e grumbulluar janë plotësisht gati për të shfrytëzuar në çdo moment besimin e Silvinjos, për ta nisur në mënyrën e duhur këtë aventurë të re.
Për ta nisur me një fitore që do ndizte zemrat e të gjithë tifozëve kuqezi. Atyre që ëndërrojnë se edhe një herë tjetër, pas "Euro 2016", Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në Europian.
Formacioni i mundshëm i kuqezinjve në Varshavë:

Mançester Siti është gati të bëjë Erling Halandin futbolli...
Antonio Konte nuk është më trajner i Totenhemit duke u nda...
Ndeshja mes Vicenzas dhe Arzignano e vlefshme për javën e ...
Ish-futbollisti i famshëm i Juventusit e Romës, por edhe n...
Poloni-Shqipëri nuk do të jetë sfida e vetme kualifikue...
U luajtën mbrëmjen e sotme 4 duelet e vlefshme për kualif...
Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, bëri një analizë të de...
Vetëm disa ditë pasi u emërua trajner i Bayern Munichut, s...
Poloni-Shqipëri është ndeshja e nesërme që do të luhet në Va...
Armand Duka beson të rezultati pozitiv në Poloni. Kreu i fut...
Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani ...
Në një lidhje direkte nga Varshava per SuperSport, Elseid Hy...
Ish-lojtari i Milanit braziliani Robinho u dënua me 10 vite ...
Janë mbyllur katër ndeshjet e para, të vlefshme për kualif...
Karabaku dhe Gallatasarai kanë zhvilluar një ndeshje miqës...
Reali i Madridit kërkon të rinovojë me të, në Arabi janë gat...
Eduart Rroca ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fun...
Nesër Kombëtarja shqiptare nis fushatën e kualifikuese Eur...
Skriniar e mbyll me Interin. Kështu raporton prestigjozja fr...
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të kualifik...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...