web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërtheu në Serinë A, United synon sulmuesin italian

25 Maj 2025, 18:16, Sport CNA

Shpërtheu në Serinë A, United synon sulmuesin italian

Manchester United është rikthyer në garë për sulmuesin e Fiorentinës, Moise Kean, pas mungesës në Champions League që ka ndikuar në buxhetin për merkaton verore.

Kean shihet si një alternativë më e përballueshme krahasuar me objektiva të tjerë si Viktor Gyokeres, për shkak të klauzolës së lirimit prej 52 milionë euro që është e vlefshme vetëm për 15 ditët e para të korrikut.

Sulmuesi italian ka rigjetur formën te Fiorentina dhe është rikthyer edhe në kombëtaren e Italisë. Mungesa e Fiorentinës në garat evropiane mund të ndikojë në vendimin e lojtarit.

Manchester United e sheh Kean si profilin e duhur për repartin ofensiv. Trajneri Ruben Amorim, ka rreth 100 milionë stërlina për të investuar dhe kërkon të përforcojë disa reparte të skuadrës.

Për Fiorentinën, një shitje e tillë do të sillte një përfitim të madh financiar, pasi e bleu Kean për vetëm 13 milionë euro nga Juventusi në verën e vitit 2024.





Lajmet e fundit nga