web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sezon i dështuar, Milani e mbyll me fitore

24 Maj 2025, 23:51, Sport CNA

Sezon i dështuar, Milani e mbyll me fitore

Milani ka mbyllur sezonin me fitore, por nuk ka asnjë vlerë. Kuqezinjtë kanë dështuar totalisht, duke mbetur jashtë Europës, pasi e mbyllën në vendin e tetë.

Ndeshja ndaj Monzës, të cilën Milani e fitoi 2-0, ishte e fundit për Kosensaon në stol, pasi do të largohet ditët e ardhshme.

Sa i përket sfidës në “San Siro”, vendasit ishin më kërkues nga fillimi.

Pjesa e parë u mbyll me rrejta të paprekura, ndërsa e dyta ishte tjetër histori.

Gabia zhbllokoi takimin në minutën e 64-t. Mbrojtësi shënoi me kokë, pas një krosimi të marrë nga Çukueze.

10 minuta më vonë, Feliks vulosi takimin në 2-0 me një supergol nga goditja e dënimit.

Ndeshja e fundit u shoqërua nga protesta të tifozëve, të cilët kërkuan largimin e drejtuesve aktualë dhe pronarëve amerikanë.





Lajmet e fundit nga