web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkëlqen Arsenali, triumf me “poker” golash ndaj Evertonit

1 Mars 2023, 22:54, Sport CNA

Arsenali ka regjistruar një fitore spektakolare në Premier League, teksa mposhti 4-0 Evertonin.

Dopieta e Martinelli dhe golat e Odegaard dhe Saka, i dhanë fitoren “topçinjve”. Me këtë sukses Arsenali vazhdon i qetë në krye të renditjes me 60 pikë, 5 më shumë se ndjekësit e Manchester City.

Ndërkohë Everton vazhdon në pozita aspak të mira, teksa mban vendin e 18-të në renditje, me vetëm 21 pikë të grumbulluara, në 25 javë kampionat.





Lajmet e fundit nga