Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Tirana dhe Partizani janë vetëm një ditë larg përballjes mes tyre. Ditën e nesërm në “Air Albania” do të sfidohen për llogaritë e javës së 33-të të kampionatit që në “pjatë” janë edhe fatet e titullit kampion.
Në prag të kësaj sfide në konferencën për shtyp ishte i pranishëm, Orges Shehi. Trajneri i bardhebluve e pranoi se mbi ta ka rënë i gjithë presioni, por në derbi gjithmonë, sipas tij, kanë vendosur episodet.
Timonieri i kampionëve në fuqi foli edhe për mungesat, ndërsa nënvizoi se kërkon që lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës për t’i zëvendësuar të japin më të mirën e tyre. Shehi qëndron stoik, pasi sipas tij kjo ndeshje nuk vendos titullin.
Mungesat? Dihet që mungesat janë prezente me lojtarët që janë të dëmtuar. Pjesa tjetër është e gatshme. Dhe Kristali (Abazaj) nesër është në gjendje të jetë i gatshëm për skuadrën. Mungesat janë të rëndësishme, janë lojtarë që njëri është golashënuesi i skuadrës, të tjerët janë pjesë shumë e rëndësishme si Hila, si Behiratçe. Por këto janë gjëra që ndodhin dhe ne kurrsesi nuk mund të qajmë mungesat. Do të hedhim në fushë lojtarët që janë të gatshëm për t’i zëvendësuar dhe që të luajnë atë shansin e tyre.
Firmosni për barazimin? Nuk e di nëse është avantazh ose disavantazh. Skuadrat kanë specifikën e vet, renditjen, kanë grupin të plotë ose jo, kanë anën psikologjike. Unë mendoj se pas kësaj janë dhe tri ndeshje të tjera të rëndësishme, për objektivin final. Ne jemi shumë të kënaqur që vijmë në këtë moment të kampionatit në këto pozita. Në vendin e parë dhe në finalen e Kupës. Por janë shumë pak ditë, dhe këto ditë janë ato që i japin frytet e djersës që ke derdhur gjatë gjithë vitit. Shpresoj që të jemi në më të mirën tonë, sepse duke qenë në më të mirën tonë, atëherë edhe rezultati është më afër, por kjo do dhe pak fat, që shpresoj ta kemi ne nesër.
Unë do të firmosja për lojtarët e mi që të japin më të mirën. Që të futen në fushë për atë që po bëjnë. Dhe pavarësisht mungesave do të kërkoja një skuadër që ka kurajë, ka karakter, që futet në fushë për të dhënë më të mirën e vet dhe për të shijuar momentin. Kjo për t’i ulur presionin, pasi presioni është i pranishëm në çdo derbi, por është mirë kush e menaxhon. Nëse ke anën emocionale në doza të larta, atëherë dëmtohesh dhe nuk e jep më të mirën tënde. Këtë do t'u kërkoja lojtarëve nesër edhe në dhomat e zhveshjes. Që sa më pak presion dhe sa më shumë krenarë dhe kurajozë për atë që po bëjnë.
Fitorja vendos titullin? Janë dhe tri ndeshje të tjera. Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme vendimtare, por jo përfundimtare. Çdo skuadër shkon drejt objektivit. Në këto tri ndeshje ku çdo skuadër është brenda objektivave do të jenë të vështira. Nuk mendoj se është përcaktuese nesër se kush fiton do të vendosë titullin. Derbi. Unë do thoja derbi. Kush e ka provuar derbin këtu nuk hyn asgjë, as renditja, as objektivat, por përqendrimi dhe rëndësia është vetëm te kjo ndeshje, sepse e dimë që derbi ka shumë pak lojë efektive, karakterizohet nga grinta, nga lufta sportive, vendoset nga episodet. Shpresoj që nesër të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Të vlerësojmë episodet, sepse në derbi episodet vendosin shumë për ndeshjen.
Colella në stadium? Është një veprim i trajnerit të Partizanit. Sigurisht ndoshta ka dhe kohën e mjaftueshme duke ditur që edhe shumica kanë luajtur para nesh, por është një zgjedhje e tij dhe është pyetje që mund t’ia bëni atij. Ne nuk është se kemi gjë për të fshehur, sepse duke qenë që TV i japin ndeshjet tona, si "live", si ritransmetim, duke pasur programe që mund të marrësh informacione për kundërshtarin. Kështu që ne kemi pasur vetë si staf që të mos shohim ndeshjet e kundërshtarit, por duke pasur parasysh këto që thashë, e kemi më të përqendruar informacionin për ekipin kundërshtar.
Kthimi në "Air Albania"? Po t’i hapim statistikat fati ynë ka qenë “Elbasan Arena”. Mendoj se derbi është një ndeshje për t’u luajtur në një impiant si “Air Albania”. Shpresoj që nesër tifozët të jenë të shumtë. Mendoj se për derbin është i përshtatshëm stadiumi “Air Albania”.
Skualifikimet rikthehen në fuqi, organika është e limituar...
Interi dhe Milani do të përballen mbrëmjen e sotme në gjysmë...
Partizani ka ndeshjen më të rëndësishme të sezonit kundër Ti...
Armando Dobra nuk arriti të kalonte dot në League Two. Loj...
Interi dhe Milani do të kenë derbin e fundit për këtë sezon ...
Dje në 17:30 Milani kreu stërvitjen e fundit dhe mungesat e ...
Majorkës i mjafton një fitore për të siguruar qendrimin në L...
Novak Xhokoviç është padyshim një nga tenistët më të mirë ...
Ndërkohë që stafi teknik dhe skuadra luftojnë për titullin...
Ish-trajneri i Interit U-19, Monzës e asistentit të Luixhi...
Injigo Martinez mund të quhet lojtari më i ri i Barcelonës. ...
UEFA ka bërë delegimin e gjyqtarëve për ndeshjet e kthimit n...
Injigo Martinez mund të quhet lojtari më i ri i Barcelonës...
Pas eliminimit që në fazën e grupeve të Kupës së Botës, të...
Nantes mori vendimin për të zhvilluar ndeshjen kundër Toul...
Jemi shumë afër merkatos së verës dhe rrjedhimisht tashmë ...
Edhe në ndeshjen e kthimit, favoritë janë zikaltrit, për s...
Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë në kuadër të Ligës së ...
Klubi i Peskarës është i përfshirë në luftën për ngjitjen në...
Carlos Tevez ishte një nga ata lojtarë që la gjurmë kudo që ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...