Barcelona godet në merkato, katalanasit transferojnë mbrojtësin spanjoll
Injigo Martinez mund të quhet lojtari më i ri i Barcelonës. ...

Ish-trajneri i Interit U-19, Monzës e asistentit të Luixhi di Kanios te Napoli, Fulvio Pea, është pjesë e stafit në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe mban postin e drejtorit teknik. Pea ka shpjeguar në një intervistë të gjatë për “FSHF”-në të gjitha risitë që janë bërë në strukturën e Drejtorisë Teknike të FSHF-së.
“Mund t’ju them se jam ndier shumë mirë në Tiranë dhe që punoj me FSHF-në. Jam krenar që jam bërë pjesë e këtij rrugëtimi, sepse jam prej dy muajsh këtu dhe jam shumë i lumtur për atë që kam gjetur këtu dhe punën që bëjmë çdo ditë.
Ndërhyrja ime e parë ishte tek ekipet kombëtare dhe punës me trajnerët në pikëpamjen organizative dhe teknike. E pashë të nevojshme krijimin e një departamenti të gjashtë, që quhet suporti kërkimor, që do të mbështesë fushat e trajnerëve të portierëve, performancës, analiza e ndeshjeve dhe mjekësinë sportive. Kishim nevojë për një strukturë që mbështet dhe krijon materiale të dobishme për trajnerët tanë”, thotë Fulvio Pea në një prononcim për "Fshf.org", duke vlerësuar këtë ndryshim të strukturës teknike dhe qasjen pozitive nga stafet që punojnë aktualisht në drejtorinë teknike.
“Qasja e parë ka qenë pozitive dhe kështu që shpresojmë të vazhdojmë të përmirësojmë këtë departament. Më parë kishim pesë departamente dhe tashmë janë bërë gjashtë të tillë. Që nga departamenti i skautizmit, i fëmijëve, i edukimit, futbollit të vajzave, ekipet kombëtare dhe suporti kërkimor.
Departamentet janë të koordinuar nga një përgjegjës dhe stafi ka mbetur i njëjtë edhe pas ardhjes sime në FSHF. Personat që koordinojnë departamentet e ndryshme kishin nisur ndërkohë disa projekte dhe unë i kam bashkangjitur duke modifikuar apo duke zgjeruar disa prej departamenteve siç ishte rasti i departamentit të skautizmit”, – vijon Fulvio Pea.
Drejtori teknik i FSHF-së shpjegon edhe zgjerimin e departamentit të skautizmit në mënyrë që përfaqësues të federatës të jenë sa më prezentë dhe sa më afër lojtarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
“Po përpiqemi të zgjerojmë stafet në vende të ndryshme, kërkojmë skaut në Suedi, Greqi apo Turqi ku ka shumë emigrantë shqiptarë. Kështu që nga figura e përgjegjësit të departamentit të skautizmit kemi kaluar te figura e përgjegjësit për çdo zonë, që janë njerëzit të cilët punonin për federatën dhe u kemi dhënë atyre mundësinë për të krijuar një rrjet me sinjalizues në mënyrë që mund të jemi prezentë dhe afër familjeve dhe futbollistëve, të cilët marrin pjesë në seleksionimet e ekipeve kombëtare edhe nga larg. Kemi mundësinë të kemi në qytete të ndryshme profesionistë që mund të shohin lojtarët nga afër”, – shprehet Pea duke shtuar edhe dy fjalë në lidhje me objektivat e tij në këtë post.
“Objektivat janë shumë të qartë, kur erdha e kisha të qartë rrugën, pra për të krijuar një formacion të stafeve teknike dhe përmirësimi i çdo lojtari shqiptar në aspektin individual në vend. Jo vetëm ata që aktivizohen me ekipet kombëtare, por nga i gjithë vendi. Kjo është rruga që ne po ndjekim dhe janë rrugët që po kërkojmë të zhvillojmë, duke bërë modifikime dhe zgjerim stafi, duke krijuar materiale didaktike dhe protokolle që mund të jenë të vlefshme për të gjitha departamentet”, – theksoi Fulvio Pea.
Roli i drejtorit teknik parashikon koordinimin dhe mbështetjen e veprimtarisë teknike të të gjitha ekipeve kombëtare. Është një rol i krijuar për të implementuar strategjinë afatgjatë dhe vazhdimësinë e saj, teksa është përgjegjës për të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me zhvillimin e lojtarëve, koordinimin e personelit teknik dhe së bashku me trajnerin e Kombëtares A ndërton objektivat, filozofinë e lojës, metodologjitë, strategjitë, etj.
Injigo Martinez mund të quhet lojtari më i ri i Barcelonës. ...
UEFA ka bërë delegimin e gjyqtarëve për ndeshjet e kthimit n...
Injigo Martinez mund të quhet lojtari më i ri i Barcelonës...
Pas eliminimit që në fazën e grupeve të Kupës së Botës, të...
Nantes mori vendimin për të zhvilluar ndeshjen kundër Toul...
Jemi shumë afër merkatos së verës dhe rrjedhimisht tashmë ...
Edhe në ndeshjen e kthimit, favoritë janë zikaltrit, për s...
Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë në kuadër të Ligës së ...
Klubi i Peskarës është i përfshirë në luftën për ngjitjen në...
Carlos Tevez ishte një nga ata lojtarë që la gjurmë kudo që ...
Fati i rezervoi një surprizë të hidhur ish-futbollistit Emil...
Pas miliona eurove të shpenzuar në merkato nuk i mjfatuan Ch...
Të mërkurën do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dh...
Koha po kalon dhe gjithmonë e më tepër afrohet rikthimi i Ar...
Ndeshja mes Espanjolit dhe Barcelonës përfundoi me një pamje...
Fundjava që lamë pas ishte mjaft e mirë për disa nga futboll...
Adrien Rabio është gjithnjë e më larg Juventusit. Mesfushori...
Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë të ditur një ditë ...
Stefano Pioli, trajner i Milanit, ka konfirmuar se Rafael Le...
Inter-Milan të martën për gjysmëfinalen e kthimit të Champ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...