web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrahmani: Titulli? Është ende herët për të bërë krahasime, kemi qëndrimin e duhur

30 Shtator 2024, 11:19, Sport CNA
Rrahmani: Titulli? Është ende herët për të
Amir Rrahmani

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur për mediet pas triumfit 2-0 ndaj Monza-s, që i dha klubit të kaltër kreun e renditjes së Serie A.

“Dardani” u shpreh se është shpejt të thuhet se mund të fitojnë titullin, por shtoi se ekipi ka qëndrimin e duhur.

“Fitoret dhe rezultatet janë meritë e gjithë ekipit. Ne kemi qëndrimin e duhur dhe kjo bën diferencën.Në këtë kohë të shkurtër po mësohemi me stile të ndryshme loje dhe module, jemi futbollistë profesionistë dhe duhet të mësohemi me këto gjëra. Vendi i parë në renditje? Është herët për të bërë krahasime me sezonin e titullit, duhet të përballemi ende me shumë skuadra të forta për të kuptuar se në çfarë niveli jemi”, -u shpreh Rrahmani./CNA





Lajmet e fundit nga