web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Napoli merr kreun e Serie A, Conte: Nuk kemi skuadër për titull

30 Shtator 2024, 10:29, Sport CNA
Napoli merr kreun e Serie A, Conte: Nuk kemi skuadër për titull
Antonio Conte

Pas fitores 2-0 ndaj Monza-s, nga e cila mori kreun e Serie A, trajneri i Napoli-t, Antonio Conte deklaroi se “të kaltërit” nuk kanë skuadër për titull.

Duke folur për medie, tekniku italian u shpreh se atta po punojnë që të realizojnë ëndrrën e tifozëve, por shtoi se realiteti është shumë ndryshe.

“Ne punojmë për të ushqyer ëndrrat e tifozëve, por realiteti thotë se ne jemi shumë larg për të fantazuar titullin. Duhet të mbajmë këmbët në tokë dhe të djersijmë ndeshje pas ndeshje. Realiteti është se duhet të punojmë shumë, pasi shumë ekipe janë përpara nesh. Ne duhet ta kthejmë Napolin atje ku duhet, të konkurrojë për titullin dhe jo të renditet 40 pikë prapa Inter”,-deklaroi Conte./CNA





Lajmet e fundit nga