Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Iluzioni se Juventusi mund të rikthehej në garën për titullin kampion zgjati vetëm një javë. Ai u shua brutalisht nga një Atalantë e pamëshirshme, e cila shkatërroi skuadrën bardhezi në shtëpinë e saj, mes fishkëllimave dhe zemërimit të tifozëve të lodhur dhe të zhgënjyer. Pas dështimeve në Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Italisë, ky ishte një tjetër turpërim për Juventusin, i cili u dominua nga një kundërshtar që dha një leksion historik futbolli në “Allianc Stadium”. Rezultati 4-0 nuk ishte vetëm një humbje, por disfata më e rëndë e Juventusit, një kapitull i errët në historinë e klubit.
Për Tiago Motën, kjo ndeshje ishte një përballje e ashpër me realitetin. Ai, që ndoshta kishte shpresuar të konfirmonte veten si një trajner i madh, u turpërua nga Gasperini, një mjeshtër i vërtetë që i dha një leksion të pashlyeshëm. Juventusi nuk u mund vetëm në aspektin e rezultatit, por u tejkalua në çdo aspekt të lojës: teknikisht, taktikisht, fizikisht dhe mendërisht. Nëse nuk do të ishte për disa ndërhyrje shpëtimtare të Di Gregorios, rezultati mund të kishte qenë edhe më i rëndë. Dhe kur portieri është lojtari më i mirë i skuadrës pas një humbjeje 4-0, atëherë nuk ka nevojë për më shumë fjalë…
Juventusi u duk në vështirësi që në minutat e para të ndeshjes dhe pas golit të parë të Atalantës, ekipi u shemb. Megjithatë, ajo që ndodhi në pjesën e dytë ishte edhe më shqetësuese. Bardhezinjtë as nuk dolën nga dhomat e zhveshjes me mendjen për të luftuar. Në vend që të reagonin, ata u copëtuan plotësisht përballë furisë së Atalantës. Mbrojtja ishte kaotike, mesfusha e lodhur dhe sulmi thuajse inekzistent.
Edhe vendimet e Motës nga pankina ishin të pakuptueshme. Ai zëvendësoi Jildizin me Kupmajners, i cili rezultoi një hije në fushë. Pastaj, kur rezultati ishte 2-0, vendosi të fusë dy mbrojtës Kosten dhe Kalulum sikur të kishte për qëllim të ruante një disfatë më të thellë. Më pas, Vlahoviç hyri në lojë kur ekipi ishte tashmë në disavantazh të thellë, duke zëvendësuar një Kolo Muani të padukshëm. Si për ta bërë situatën edhe më ironike, ishte pikërisht një gabim i Vlahoviçit që çoi në golin e katërt të Atalantës.
Kjo humbje e rëndë nuk është vetëm një goditje për aspiratat e Juventusit për titullin, por edhe një alarm serioz për objektivin e vetëm të mbetur, që është sigurimi i një vendi në Champions. Kalendari i ndeshjeve të mbetura nuk është aspak i lehtë, dhe skuadra e Motës nuk ka luksin të marrë si të mirëqenë kualifikimin në Europë. Një tjetër disfatë e këtij lloji mund ta zhysë ekipin në një krizë të madhe.
Pas një performance kaq katastrofike, pozicioni i Tiago Motës është padyshim në rrezik. Ai po paguan për gabimet e tij, por nuk mund të fajësohet vetëm ai. Ky projekt, i cili tani duket në prag të dështimit, ka edhe emra të tjerë përgjegjës. Kristiano Xhuntoli, arkitekti i kësaj skuadre, nuk mund të jetë i paprekshëm nga kritikat.
Drejtuesit e Juventusit duhet të bëjnë një reflektim serioz. Kjo skuadër, me këtë mentalitet dhe me këtë qasje ndaj ndeshjeve të mëdha, nuk është aspak e denjë për të pretenduar titullin kampion. Dhe nëse nuk ndryshon menjëherë diçka, atëherë ky sezon do të përfundojë në mënyrën më të keqe të mundshme.
Kampionati italian ka hyrë në fazën më të nxehtë dhe, me v...
Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique B...
Pas një periudhe të gjatë ankthi dhe pasigurie, Paul Pogba...
Dinamo triumfoi 3-1 ndaj Bylisit, në ndeshjen e vlefshme p...
Partizani triumfoi 2-1 ndaj Skënderbeut me përmbysje, në s...
Partizani ka barazuar shifrat ndaj Skënderbeut në Korçë. N...
Dinamo po fiton 2-1 ndaj Bylisit, në sfidën e javës së 29-...
Silvinjo po bën gati listën për dy ndeshjet eliminatore të...
Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 luajti sot ndeshjen e ...
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e para në eli...
Kombëtarja shqiptare është futur në javën vendimtare, ku d...
Atalanta shkatërroi Juventusin me rezultatin e thellë 4-0,...
Mirlind Daku ishte protagonist absolut te Rubin Kazan, në ...
Roma vazhdon me formën e jashtëzakonshme në Serinë A. Verd...
Manchester United dhe Arsenali ndanë nga një pikë, pas bar...
Partizani kërkon të hedhë krizën pas krahëve dhe të rikthe...
Mirlind Daku ishte protagonist absolut në ndeshjen mes Rub...
Mirlind Daku duket në formë të jashtëzakonshme në Rusi, at...
Gara për titullin kampion në Itali vazhdon të bëhet intere...
Rey Manaj ishte protagonist i një dëmtimi të frikshëm këtë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...