Dinamo merr fitoren e parë ndaj Bylisit
Dinamo triumfoi 3-1 ndaj Bylisit, në ndeshjen e vlefshme p...

Pas një periudhe të gjatë ankthi dhe pasigurie, Paul Pogba më në fund sheh dritë në fund të tunelit. Kjo e martë e 11 marsit, shënon përfundimin e pezullimit që i ishte imponuar mesfushorit francez pas testit pozitiv për testosteron në shtator të vitit 2023. Fillimisht, Pogba u dënua me një pezullim të rëndë prej katër vitesh, një vendim që tronditi botën e futbollit. Megjithatë, pasi çështja u shqyrtua nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, sanksioni iu ul në 18 muaj, duke i dhënë mundësinë të rikthehet në fushë shumë më shpejt nga sa pritej. Por edhe pse është i lirë të rifillojë karrierën e tij, rikthimi i Pogbasë në fushën e lojës nuk është aq i thjeshtë. Me kampionatet evropiane tashmë në fazat e tyre përfundimtare dhe me kufizimet rregullatore në fuqi, opsionet për një kthim të menjëhershëm duken të pakta.
Pas dënimit, marrëdhënia e Pogba me Juventusin u përkeqësua ndjeshëm. Më 15 nëntor, lojtari dhe klubi vendosën të ndërprisnin kontratën, një vendim që hyri në fuqi dy javë më vonë. Në atë kohë, Pogba kishte ende një vit të mbetur në kontratën e tij me “Zonjën e Vjetër”, por pas skandalit të dopingut, të dyja palët ranë dakord që ishte më mirë të ndaheshin. Juventus nuk dëshironte të mbante një lojtar që nuk mund të luante, ndërsa Pogba kërkonte një fillim të ri larg Italisë.
Tani që pezullimi ka përfunduar, 31-vjeçari është i vendosur të rikthehet dhe të provojë se ende ka shumë për të dhënë në fushë. Megjithatë, sfida më e madhe për të është gjetja e një skuadre të re, duke qenë se tregu evropian i transferimeve është tashmë i mbyllur. Për Pogban, një rikthim i menjëhershëm në kampionatin francez, nuk është i mundur. Sipas rregullave të ligës franceze, asnjë klub nuk mund të nënshkruajë me një lojtar të lirë pas mbylljes së afatit kalimtar të janarit. Një nga skuadrat që kishte shprehur interes për shërbimet e tij ishte Marseja, por edhe nëse dëshira e tyre ekziston ende, ata nuk kanë mundësi ta transferojnë atë deri në merkaton e verës. Kjo e bën Evropën një destinacion pothuajse të pamundur për Pogbanë në këtë fazë të sezonit.
Një nga opsionet më të realizueshme për Pogba është kampionati amerikan. Ish-mesfushori i Juventusit ka një shtëpi në SHBA dhe kohët e fundit është parë në shoqërinë e David Beckam, pronarit të Inter Miami. Pogba dhe Beckam kanë një marrëdhënie të mirë, dhe duke marrë parasysh që skuadra e Floridës tashmë ka yje si Lionel Mesi, Luis Suarez, Serxho Buskets dhe Zhordi Alba, afrimi i Pogba do të ishte një lëvizje që do ta përforconte edhe më shumë ekipin.
MLS ka treguar një gatishmëri për të afruar lojtarë të mëdhenj evropianë, duke ofruar kontrata të majme dhe kushte të favorshme. Për Pogba, kjo mund të jetë mundësia perfekte për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë dhe për të ringritur karrierën e tij, larg presionit dhe kritikave të vazhdueshme që ka hasur në Europë. Një tjetër destinacion potencial për Pogban është kampionati saudit, i cili vitet e fundit ka tërhequr disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Nga një këndvështrim financiar, Arabia Saudite mund të jetë opsioni më i favorshëm për mesfushorin francez. Miqësia e tij me Karim Benzema dhe fakti që te Al Itihad do të gjente edhe ish-shokun e tij të kombëtares, N’Golo Kante, mund ta bëjnë Arabinë Saudite një destinacion shumë tërheqës për Pogba.
Dinamo triumfoi 3-1 ndaj Bylisit, në ndeshjen e vlefshme p...
Partizani triumfoi 2-1 ndaj Skënderbeut me përmbysje, në s...
Partizani ka barazuar shifrat ndaj Skënderbeut në Korçë. N...
Dinamo po fiton 2-1 ndaj Bylisit, në sfidën e javës së 29-...
Silvinjo po bën gati listën për dy ndeshjet eliminatore të...
Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 luajti sot ndeshjen e ...
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e para në eli...
Kombëtarja shqiptare është futur në javën vendimtare, ku d...
Atalanta shkatërroi Juventusin me rezultatin e thellë 4-0,...
Mirlind Daku ishte protagonist absolut te Rubin Kazan, në ...
Roma vazhdon me formën e jashtëzakonshme në Serinë A. Verd...
Manchester United dhe Arsenali ndanë nga një pikë, pas bar...
Partizani kërkon të hedhë krizën pas krahëve dhe të rikthe...
Mirlind Daku ishte protagonist absolut në ndeshjen mes Rub...
Mirlind Daku duket në formë të jashtëzakonshme në Rusi, at...
Gara për titullin kampion në Itali vazhdon të bëhet intere...
Rey Manaj ishte protagonist i një dëmtimi të frikshëm këtë...
Talentet e “Elite Youth Development Academy” përjetuan një...
Atletico Madrid pësoi një humbje të hidhur në kampionat, p...
Gjashtë ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për jav...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...