web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti i klubit shqiptar shpërthen ndaj lojtarëve: Turp të keni, largohuni të gjithë

6 Maj 2024, 19:47, Sport CNA

Presidenti i klubit shqiptar shpërthen ndaj lojtarëve: Turp të

Humbja e fundit me Flamurtarin, zyrtarizoi rënien e Luzit në Kategorinë e Dytë, për sezonin e ardhshëm.

Megjithëse rënia pritej, më formën që skuadra kishte treguar, humbja e fundit në Vlorë, nuk u prit mirë nga presidenti i Luzit, Albert Lushaj.

Ky i fundit, shpërtheu pas ndeshjes, duke bërë për “ujë të ftohtë” lojtarët. Lushaj nuk duroi, por direkt zbriti në fushë pas ndeshjes: “Turp të keni! Nuk e meritoni mbështetjen time! Të largoheni të gjithë”, ishin fjalët e tij ndaj futbollistëve.

Lojtarët qëndruan në heshtje dhe më pas hynë në dhomat e zhveshjes kokë ulur. Por, presidenti shkoi edhe aty, duke vijuar të “shfryjë dufin” me tone të larta.





Lajmet e fundit nga