web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mensah refuzon Partizanin, firmos jashtë Shqipërisë

15 Qershor 2022, 09:30, Sport CNA
Mensah refuzon Partizanin, firmos jashtë Shqipërisë
Alfred Mensah

Pavarësisht se Skënderbeu ra në Kategorinë e Parë, ganezi Alfred Mensah ka rënë në sy në këtë sezon falë shpejtësisë së tij dhe diferencës që krijon me mbrojtësit kundërshtarë.

Mensah shënoi plot 9 gola dhe dhuroi 1 asist me korçarët në Kategorinë Superiore në këtë sezon. Gjithsesi, ai duket një mision i pamundur për Partizanin.

“Demat e kuq” e kanë tentuar 22-vjeçarin prej disa ditësh, por oferta nga Izraeli me Hapoel Haderën e ka mundur propozimin e kryeqytetasve.

Mesohet se Mensah ka arritur akordin me izraelitët, pavarësisht insistimit të Partizanit. Sulmuesi largohet si lojtar i lirë.





Lajmet e fundit nga