web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pistë e re, zbulohen dy dëshirat e Milanit në merkato

14 Qershor 2022, 16:16, Sport CNA
Pistë e re, zbulohen dy dëshirat e Milanit në merkato
Asensio

Qëllimet e Milanit në merkato dihen, por drejtuesit monitorojnë edhe pista të tjera. I pari është Marko Asensio, i vendosur se do të largohet nga Reali i Madridit pavarësisht se kontrata i skadon pas një viti.

Rroga e 26-vjeçarit prej 7-8 milionë eurosh tremb kuqezinjtë, të cilët, sidoqoftë, qëndrojnë në pritje për të tentuar afrimin në momentin e duhur. Një tjetër dëshirë e “Djallit” është Antoni i Ajaksit.

Ai ishte pranë kuqezinjve dy vite më parë, por më pas zgjodhi të zbarkonte në Amsterdam nga ku mund të largohet për 45 milionë euro. Milani nuk mund të shpenzojë të tilla vlera, por në rast se braziliani nuk arrin t’i bashkohet trajnerit Ten Hag te Mançester Junajtidi, mund të rikthehet në modë për Milanin.





Lajmet e fundit nga