Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Skuadra e të rinjve të Leçes fitoi titullin në Itali dhe një nga protagonistët ishte edhe talenti shqiptar Medon Berisha, i cili aktivizohet me Shqipërinë U-21. Mesfushori ka dhënë një intervistë për “FSHF”, ku u ndal te fillimet e tij, idhujt në futboll apo edhe ndjesitë e të përfaqësuarit Shqipërinë.
Medon, si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Kush është njeriu që ju ka shtyrë drejt këtij sporti?
Futbollin e kam nisur që në moshë të vogël, kur isha 5 vjeç. Babai im ka luajtur vetë futboll kur ishte më i ri, mendoj se e kam trashëguar nga ai dëshirën për ta luajtur këtë sport të bukur. E gjithë familja më qëndron pranë, por sidomos babai. Kur isha i vogël ai nuk humbi kurrë një stërvitje apo një ndeshje timen. Edhe tani te Leçe vjen të më vizitojë dhe të më përkrahë shumë shpesh. Flas me të pas çdo ndeshjeje dhe ai më ndihmon të përmirësohem.
Si jeni ndier kur morët për herë të parë ftesën nga Shqipëria U-21? Çfarë kujtoni nga grumbullimi dhe ndeshja e parë?
Kisha nderin të përfaqësoja fanellën kuqezi dhe isha shumë i lumtur. Nga ndeshja e parë me Shqipërinë U-21 më kujtohet që isha shumë i emocionuar kur e këndova himnin kombëtar.
Çfarë do të thotë për ju të mbanit shiritin në miqësoren me Bullgarinë? Madje shënuat edhe golin e parë me Kombëtaren U-21…
Isha shumë i lumtur që ma besuan shiritin e kapitenit. Ndiej një përgjegjësi shumë të madhe prej kësaj. Sa i takon golit të parë të shënuar me fanellën kuqezi, ishte një ndjenjë e papërshkrueshme.
Çfarë mund të veçoni deri më tani nga jeta juaj futbollistike? Ka një arritje për të cilën jeni krenar?
Këtë sezon u bëmë kampionë të Italisë dhe unë munda ta ndihmoja skuadrën me 11 golat dhe 5 asistimet e mia. Ishim një ekip shumë kompakt dhe kemi luftuar gjithmonë deri në fund. Morëm vendin e parë gjatë sezonit të rregullt dhe në fund fituam edhe “play off”-s.
Veç sezonit të mirë me 19-vjeçarët e Leçes, ishit edhe në stol kundër Interit në Serinë A. Si ndiheni për këtë?
Mendoj se është një ëndërr për çdo lojtar të luajë në Serinë A. Ishte një atmosferë fantastike me tifozët vendas. Ai grumbullim me Leçen më jep edhe më shumë motivim për të punuar dhe për të përmbushur ëndrrën time.
Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull? Po lojtari i huaj?
Më duhet të mendoj direkt për Lorik Canën. Ai ishte një idhull për mua kur isha më i vogël dhe ndiqja Kombëtaren. Loriku ishte një luftëtar dhe një udhëheqës i vërtetë. Nga lojtarët e huaj them Kristiano Ronaldo, sepse respektoj mentalitetin e tij. Ai ka treguar se me punë mund të arrish gjithçka.
Në Itali tani ka një numër të madh shqiptarësh që po luajnë në Serinë A. Si ndiheni për këtë dhe sa besim ju jep që shumë shpejt dhe ju do t'u bashkoheni atyre?
Jam i lumtur të dëgjoj dhe të shoh shqiptarë që luajnë në ligën më të mirë italiane. Do punoj shumë për t’ia dalë edhe unë. Shpresoj që Leçe të ma japë këtë mundësi.
Duke parë që ju luani jashtë dhe shumë elementë të tjerë të rinj luajnë në kampionate të rëndësishme europiane, a mendoni se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur?
Sigurisht, ka shumë potencial në futbollin shqiptar. Mund ta shihni që Federata Shqiptare e Futbollit po bëhet shumë moderne. Shumë shpejt futbolli shqiptar do të ketë një të ardhme dhe perspektivë të mirë.
Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll? Ka një futbollist në gjurmët e të cilit do të donit të ecnit?
Synimi im është të luaj për kombëtaren A të Shqipërisë dhe të kem mundësinë të luaj në Champions League. Nuk mund të them një emër në gjurmët e të cilit dua të eci. Dua ta ndërtoj vetë rrugën time në futboll.
Largimi i Brahim Diazit ka bërë që të lirohet numri 10 te Mi...
Mançester Junajtid do të kishte frenuar blerjen e Andre Onan...
Hap i rëndësishëm në karrierë, sulmuesi shqiptar, Marvin Çun...
Goditja e shumëpritur në sulm vjen pikërisht nga Partizani. ...
E ardhmja e Granit Xhakës ende nuk është vendosur, ndonëse...
Klubi verilindor këtë të shtunë zyrtarizoi futbollistin më...
Çesk Fabregas i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. ...
Shumë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e Mensahut. Në ka...
Lëvizjet e lojtarëve duke nisur nga 1 korriku dhe që do të m...
Max Verstappen triumfon në garën Sprint të Çmimit të Madh të...
Partnerja e Karim Benzemas, Jordan Ozuna ka njoftuar se ësht...
Shqiptarët anë e mbanë Europës po bëjnë emër nga dita në d...
Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede, dha një prononcim për medi...
Partizani vijon punën në fazën përgatitore për ndeshjet e Eu...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në botën e ga...
FIFA ka marrë një vendim për të ndryshuar rregullat në fut...
Pasi fitoi Champions League, Erling Haland shfrytëzoi ditët ...
Dinamo do të nisë të hënën përgatitjet për sezonin e ri futb...
Partizani hyn sot në ditën e 14-të të stërvitjeve në fazën...
Belajdi Pusi, u largua nga skuadra e Skënderbeut në merkat...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...