web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lukaku vendos për të ardhmen, do të transferohet te klubi i Serisë A

28 Korrik 2024, 12:24, Sport CNA

Lukaku vendos për të ardhmen, do të transferohet te klubi i

Romelu Lukaku pritet të vazhdojë karrierën te Napoli për sezonin e ri. Pas përfundimit të huazimit te Roma, sulmuesi është rikthyer te Chelsea, aty ku nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë.

Belgu është një dëshirë e trajnerit Antonio Conte te Napoli, për të zëvendësuar Victor Osimhen. Nigeriani pritet të largohet në këtë merkato vere, për t'u transferuar te PSG-ja në Francë.

Lukaku është në pritje të largimit të Osimhen dhe më pas do të transferohet te Napoli. Madje, sipas mediave italiane, 31-vjeçari po mban trupin në formë dhe po stërvitet me programin e trajnerit Conte.

Javët e ardhshme do të jenë vendimtare, sa i përket së ardhmes së dy sulmuesve, që po përgatiten për aventura të reja.

Lukaku e njeh mirë kampionatin italian, pasi përveç Romës, aty ka pasur edhe shkëlqimin e tij tek Interi, pikërisht nën urdhrat e trajnerit Konte.

Thuhet se klubi italian ka mbyllur marrëveshjen me Chelsea-n për 25 milionë euro, ndërsa vetë lojtari ka rënë dakord që të ulë pagën e tij.





Lajmet e fundit nga