Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës që Shqipëria do të luajë të hënën me Poloninë.
Silvinjo deklaroi se skuadra është gati dhe ka bërë një punë intensive për ndeshjen e nesërme. Tekniku brazilian deklaroi se e ka zgjedhur formacionin, ndërsa shtoi se atmosfera në ekip është shumë e mirë, për arritjen e objektivit, që është kualifikimi në Europian.
"Jemi gati, pas dy muaj e gjysmë punë intensive tani kam arritur të kuptoj më mirë lojtarët, kemi vëzhguar 70 lojtarë dhe 240 ndeshje dhe vendosëm të zgjedhim 23 lojtarët për këtë sfidë. Polonia është skuadër e fortë, por unë jam i kënaqur nga puna, grupi dhe atmosfera që kemi krijuar deri tani.
E kam në kokë se si do të luajmë, jemi gati, të 23 lojtarët. Do të luajmë në grup. Cikalleshi është i rëndësishëm, por është një nga 23 lojtarët. Formacioni është gati, por do ta shikoni nesër. Për mua është e rëndësishme të kemi filozofinë e duhur, të hyjmë në fushë me besim dhe të bëjmë mirë.
Duhet të ecim përpara pasi surprizat i bëjnë lojtarët, ne trajnerët bëjmë punën tonë. Santos është trajner shumë i fortë me eksperiencë, na ka vëzhguar, por atë e kemi bërë edhe ne. Punojmë 24 orë për të përgatitur një ndeshje. Nesër do të kemi në fushë lojtarët më të mirë dhe do të bëjmë një ndeshje të bukur.
Atmosfera është shumë e mirë dhe ka shumë vlerë, jam i kënaqur. Nuk kam frikë, futboll është sport i bukur, kemi përballë një kundërshtar të fortë por nuk e vlerësoj për 90 minuta të vetme. Polonia është skuadër e fortë dhe favorite kryesore në grup. Nuk mund të nxjerr konkluzione nga humbja me Çekinë. I kemi shanset tona të arrijmë kualifikimin, duhet të marrim pikë, 1 pikë, gjysmë pike, çdo pikë është e rëndësishme.
Ne do të mbrohemi si skuadër dhe do të besojmë te kjo filozofi. Kemi mungesa por kemi edhe 23 lojtarë. Mendojmë për mbrojtjen ashtu si mendojmë për portën apo pjesën ofensive. Jemi 11 lojtarë në fushën e lojës dhe do të punojmë në grup. Polonia ka Leëandoëskin që është në nivelin e Messi, Benzema e Mbappe, lojtarë që siguron 30-40 gola por nëse luajmë në grup nuk kemi pse shqetësohemi.
Objektivi është kualifikimi por është shumë e vështirë, për të gjithë. Rruga është e gjatë, lojtarët e kanë të qartë që duhet të luftojnë për çdo pikë, përfaqësojnë kombin shqiptar. Ne do të bëjmë rrugën tonë, në kualifikueset e fundit për pak pikë nuk u kualifikua."
Silvinjo deklaroi se lojtarët duhet të jenë të fokusuar gjatë gjithë kohës, ndërsa me batutë shtoi se disa iu hanë këmbët për ndeshjen e nesërme.
"20 minutat e para do të jenë të rëndësishme por futbolli luhet 90 minuta, për mu s’ka rëndësi edhe 2 minuta. Duhet të hyjmë në fushë me grintën e duhur. Të jemi të përqendruar në çdo sekondë, këtë ia kam kërkuar lojtarëve, të jenë të fokus nga minuta e parë deri në fund. Ndeshja është e nivelit të lartë, përballë një skuadre të fortë, e respektojmë por ne do të bëjmë ndeshjen tonë dhe do të shkojmë për të bërë maksimumin.
Duhet ta shprehim këtë në fushën e lojës. Unë kam lindur në futboll, kam një jetë që merrem me të. Pas kaq vitesh e kuptoj qartë se çfarë është bërë ndryshe kur fiton një ndeshje dhe kur humbet, e kuptoj pse erdhi. Duhet të punojmë shumë me të gjithë, kam punuar me të gjithë, vazhdimisht, ata e kuptojnë shumë mirë pjesën e punës por edhe faktin kur ti i flet me sinqeritet. Shpirti garës është ajo që na duhet, e shikoj në stërvitje, lojtarët shfrytëzojnë çdo sekondë për t’u stërvitur.
Të gjithë jemi gati, jam i kënaqur me ta. Folëm për lojtarët e Polonisë por nuk mund të dilja pa folur për lojtarët e mi. Kemi Mehmetin, Bajramin, Uzunin, Asanin që ju hanë këmbët për të luajtur. Seferi e Cikalleshi janë shumë të fortë, edhe Abrashi që kishte një shqetësim shëndetësor do të jetë gati.", deklaroi Silvinjo.
Edhe kombëtaret e vogla mund të bëjnë surpriza, madje mund t...
Trajneri i Kombëtares kuqezi Silvinjo foli konferencë për me...
Sokol Cikalleshi ka folur në prag të sfidës Poloni-Shqipëri....
Pas shkarkimit nga Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka fillu...
Alphonso Davies është një nga mbrojtësit më të mië në botë n...
Tre lojtarë të Partizanit, të thirrur nëpër kombëtare, kanë ...
Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë mbërritur mesditën ...
Në Poloni mund të ndihet lehtësisht nënvlerësimi për Shqipër...
Dëmtimi i Majk Menjasë krijoi kaos te kuqezinjtë pasi Tataru...
Duket se gjërat për Tibo Kurtuan nuk kanë shkuar mirë gjatë ...
Emri i Lionel Mesit është gjithmonë në qendër të lajmeve dhe...
Përveç teknikut Fernando Santo në konferencën për shtyp në k...
Herri Kejn është i gatshëm për të nisur negociatat për rinov...
“Luanët” e Marokut kanë arritur të befasojnë Brazilin në miq...
Polonia do të ndeshet me Shqipërinë në ndeshjen e dytë të ty...
Momente frike në Spanjë gjatë ndeshjes Cordoba-Racing de Fer...
Indrit Çullhaj është shpallur kampion në xhudo sot në Garën ...
Real Madrid është në kërkim të një portieri të dytë, pasi Th...
Thashethemet nga Spanja raportojnë se Lionel Mesi mund...
Silvinjo ka filluar të krijojë ide më të qartë për Shq...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...