web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LIVE’ Shqipëri-Armeni/ Starton sfida në “Air Albania”, kuqezinjtë në kërkim të fitores

19 Nëntor 2022, 17:28, Sport CNA

LIVE’ Shqipëri-Armeni/ Starton sfida në “Air

Shqipëria pret në “Air Albania” Armeninë në miqësoren e fundit të këtij viti, sfidë e cila ka startuar në 17:30.

Edi Reja kërkon ta mbyllë me të paktën një fitore këtë vit dhe kështu në formacion ka zgjedhur që të aktivizojë disa nga lojtarët më të mirë në dispozicion dhe gjithashtu dy lojtarë që luajnë në Superiore.


Shqipëria vjen me rreshtimin 3-5-2, teksa në majën e sulmit do të jetë dyshja Skuka-Muçi.

LIVE SHQIPËRI-ARMENI 0-0

KOMENTI LIVE

17’ Biçakçian merr topin në hyrje të zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, e cila për fat përfundon jashtë katërkëndorit të Berishës, jo larg shtyllës në të djathtë të Berishës.


13’ Miqtë marrin iniciativën në këto minuta me aksione nga krahët duke kërkuar të gjejnë të çara në mbrojtje.

9’ Pas një harkimi nga e djathta, Laçi gjuan me kokë por portieri i armenëve devijon topin i cili më pas ndalet nga shtylla.

4’-7’ Skuka shpërthen në zonë pas një asisti perfekt të Asllanit, ndërhyrja e një prej mbroktësve bën që ai të rrëzohet në tokë. Gjyqtari bën shenjë që ndeshja të vazhdojë rregullisht. Por pastaj sinjalizohet në mënyrë të papritur se mund të shohë pamjet me VAR dhe pas vëzhgimit në fund bën të qartë se i qëndron vendimit të parë dhe nuk ka penallti.

Starton sfida!

SHQIPËRIA: Berisha, Mihaj, Kumbulla, Bajrami, Hadroj, Laçi, Asllani, Çokaj, Lenjani, Skuka, Muçi.

Trajner: Edi Reja

ARMENIA: Buçnev, Voskanianian, Harojan, Mkritçjan, Grigorjan, Hartjunjan, Dashjan, Hovhanisjan, Bçakhçjan, Babajan, Shaghojan.

Trajner: Roman Berezovski





Lajmet e fundit nga