web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëvizje e papritur/ Rashica rikthehet në Turqi, akord me rivalët e Galatasaray

16 Gusht 2023, 09:11, Sport CNA

Lëvizje e papritur/ Rashica rikthehet në Turqi, akord me rivalët

Milot Rashica e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Galatasaray. Skuadër me të cilën fitoi titullin kampion në Turqi, duke shënuar 4 gola dhe dhuruar 6 asiste në 26 takime të zhvilluara në kampionat.

27-vjeçari nga Vushtrria do të luajë sërish në kryeqytetin turk, por jo te Galatasaray, që nuk ushtroi të drejtën e blerjes së kartonit të tij nga anglezët e Norwich. Klub ku Rashica u transferua për 11 mln euro nga Werder Bremen (2021).

Diçka që e kanë bërë drejtuesit e Besiktas-it. Bardhezinjtë nga Stambolli kanë siguruar shërbimet e sulmuesit të djathtë për 5 mln euro. Ndërkohë që Rashica do të jetë pjesë e Besiktas-it deri në vitin 2027.

Kontratë nga e cila do të përfitojë 2 mln euro në sezon. Sulmuesi dardan shpreson të fitojë sërish titullin në Turqi, por tashmë me skuadrën tjetër të njohur nga Stambolli.

Në marsin e vitit 2016 debutoi me Kombëtaren kuqezi të Shqipërisë, por De Biasi nuk e grumbulloi në "Euro 2016". Dhe Rashica vendosi të përfaqësonte Kosovën, fanellën e së cilës e mban veshur prej shtatorit të atij viti (48 ndeshje, 8 gola).





Lajmet e fundit nga