web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajm i keq për Barcelona-n, mesfushori rrezikon të humbasë gjashtë ndeshje

16 Shtator 2024, 12:43, Sport CNA
Lajm i keq për Barcelona-n, mesfushori rrezikon të humbasë
Barcelona, Burimi: Flashscore

Barcelona ka marrë një lajm të keq ditën e sotme, me Dani Olmon që rrezikon të humbasë gjashtë ndeshje.

Mesfushori që u bashkua merkaton e verës me katalanasit u dëmtua në përballjen me Girona-n.

Olmo gjeti rrugën drejt rrjetës në sfidën që përfundoi me fitoren 1-4 të Barçës, por më pas la fushën e lojës i dëmtuar.

Spanjolli iu nënshtrua testeve mjekësore këtë të hënë në mëngjes dhe nga to rezultoi se ai do duhet të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën pesë javë.

Me shumë mundësi mesfushori do të humbasë takimet ndaj Monaco-s dhe Young Boys në Champions League si dhe ndaj Villarreal, Getafe, Osasuna-s dhe Alavesi-t në La Liga./ CNA

Lajm i keq për Barcelona-n, mesfushori rrezikon të humbasë
Dani Olmo, Burimi: FC Barcelona Noticias




Lajmet e fundit nga