web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kthesë e papritur për Hysajn, ja ku mund të luajë mbrojtësi

8 Tetor 2024, 17:39, Sport CNA

Kthesë e papritur për Hysajn, ja ku mund të luajë

Elseid Hysaj ka nisur grumbullimin me Kombëtaren, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Megjithatë në grumbullimin me kuqezinjtë, mbrojtësi mund të marrë lajme të mira nga klubi i tij, Lazio.

Italianët mund ta kthejnë futbollistin si pjesë të skuadrës, pasi më parë e lanë jashtë listës së Serisë A dhe Europa League.

Shkak për këtë është bërë dëmtimi i rëndë i Manuel Lazzari-t. Klubit të Lazios i lejohet të shtojë një lojtar në listën e saj pas dëmtimit të një lojtari aktual.

Anësori i majtë italian do të mungojë për një kohë të gjatë dhe zëvendësuesi i tij mund të jetë pikërisht Hysaj.

Kjo është një mundësi e artë që legjionari të marrë minuta në këmbë dhe të rregullojë marrëdhëniet me klubin ku ka vite që aderon.





Lajmet e fundit nga