web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klubi i Superiores godet në merkato, akord me mbrojtësin e Kombëtares

29 Gusht 2024, 10:31, Sport CNA

Klubi i Superiores godet në merkato, akord me mbrojtësin e


Dinamo vazhdon me përforcimet në merkato. Kryeqytetasit kanë qenë një nga klubit më aktive në merkato dhe nuk kanë ndërmend të ndalen. 

Dinamo ka gati edhe afrimin e radhës. “Blutë” kanë arritur akord me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Naser Alijin, sipas shtypit të shkruar. 

Ky i fundit është pa ekip që prej largimit nga rumunët e Voluntari. Në këto kushte, Dinamo e ka shumë të lehtë transferimin e 30-vjeçarit, me këtë të fundit që i ka thënë “PO”, një kalimi te “Nëndetësja”.

Në fundjave, Naser Aliji do të jetë në Tiranë, duke bërë më të qartë situatën mes tij dhe Dinamos.





Lajmet e fundit nga