Tronditet Bayern Munich, ekipi i ligës së tretë i eliminon nga Kupa
Bayern Munich është mposhtur me shifrat 2-1 nga Saarbrucken ...
Penalltia e që nuk u akordua për Kukësin ndaj Egnatias shkaktoi polemika të mëdha, ndërsa duket se ka sosur edhe durimin në kampin verilindor. Mësohet se klubi i Kukësit ka bërë një kërkesë zyrtare në FSHF.
Ata kanë shpallur “non grata” gjyqtarët e ndeshjes me rrogozhinasit, si dhe tre delegatë që kanë qenë pjesë e ndeshjeve të tyre përgjatë këtij kampionati. Nëse nuk merren masa, klubi i Kukësit mund të shkojë deri në hapa ekstremë, duke kërcënuar të lërë garën në mes, pasi sheh se po i bëhet padrejtësi.
LETRA E KLUBIT TË KUKËSIT:
“Në kushtet kur ekipi ynë ka tri vite që nuk merr pjesë në kompeticionet e UEFA-s, sërish ne po përpiqemi të luftojmë për të luajtur një kampionat të rregullt dhe të drejtë. FK Kukësi po tregon se është i gatshëm të përballet në mënyrë të barabartë me çdo ekip në Superiore dhe nuk kërkon lëmoshë nga asnjë, por thjesht kërkon ta lënë të luajë futboll. Në ndeshjen që patëm me KF Egnatia, në datën 31.10.2023, në stadiumin ‘Arena Egnatia’, klubit të Kukësit i janë bërë disa padrejtësi nga ana e gjykimit, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin e ndeshjes. Për të qenë më konkretë, ne po i rendisim këto shkelje nga ana e arbitrimit si në vijim: Në minutën e 60-të, mbrojtësi i Egnatias, në zonën e 16- metërshit, ka rrëzuar në tokë gjatë vrapimit me top lojtarin e Kukësit, Atdhe Rashiti, duke i mohuar këtij një gol të sigurt në portën e ekipit pritës. Ndërkohë që gjyqtari Andi Koçi bashkë me VARin Olsi Ferataj dhe AVAR-in Silvio Dyrmishi (përsëritës i shkeljeve ndaj Kukësit) nuk denjuan as të japin penallti dhe as të kontrollojnë VARin, duke bërë që loja të mos jetë ‘fair’.
Për këtë arsye, kërkojmë që arbitrat e mësipërm, të cilët kanë treguar një nivel të dobët në lidhje me arbitrimin dhe kanë gabuar me dashje, duke e dënuar klubin tonë në mënyrë të padrejtë në fushën e lojës, të mos na caktohen më nga federata për të arbitruar ndeshjet ku klubi ynë merr pjesë. Gjithashtu, kërkojmë që delegatët e renditur më poshtë të mos caktohen më në ndeshjet ku merr pjesë Kukësi, pasi kanë treguar njëanshmëri, duke marrë vendime ekstreme, me përmbajtje personale të pabazuara në rregulloret e FSHF-së, si dhe kanë dhënë sinjale të qarta ku shprehin pëlqime për ekipe të tjera dhe përbuzje për ekipin dhe zyrtarët tanë, veprime të cilat janë konkluduar me dënimet shumë të mëdha financiare ndaj nesh, duke na dëmtuar edhe financiarisht.
Konkretisht, delegatët: Bujar Pregja, Petrit Brahja, Besnik Çela. I lutemi FSHF-së që të marrë parasysh këtë kërkesë, pasi në të kundërt do të jemi të detyruar të ndërmarrim vendime drastike kundrejt kampionatit deri në tërheqje nga gara. Nga ana jonë po ju vëmë në dispozicion edhe pamjet filmike të këtyre argumenteve që parashtrojmë”.
Bayern Munich është mposhtur me shifrat 2-1 nga Saarbrucken ...
Vllaznia nuk ia doli të merrte tri pikë as në "Loro Boriçi"....
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka vendo...
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 11-të të Kat...
Vllaznia dhe Erzeni u ndanë në barazim 1-1, në sfidën e vlef...
Tanguy Ndombele fitoi Serie A sezonin e kaluar me Napolin, t...
Ballkani nis arratinë në krye të renditjes, dhe duket në rru...
Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli për MCN TV, pas...
Vllaznia pret sot Erzenin në ndeshjen e cila mbyll javën e 1...
Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas ndeshje...
Tirana u rikthye te fitorja në kampionat, pas dy humbjeve dh...
Partizani fiton sërish në minutat e fundit, për herë të katë...
Triumfi i tetë i Lionel Messit në garën e “Topit të Artë” ka...
Tirana do të presë Teutën në orën 14:00 në duelin e vlefshëm...
Laçi pret Partizanin në sfidën e vlefshme për javën e 11-të ...
Një tjetër largim vjen nga skuadrat e Kategorisë së Parë. Lu...
Komisioni i Etikës dhe Disiplinës është mbledhur për të dhën...
Me një stadium plot do të luhet ndeshja e ardhshme kualifiku...
Ndonëse Partizani nuk e ka emëruar ende një trajner në krye ...
Specialisti i moviolës, Bujar Pregja, deklaroi se Skënderb...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...