web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Juventusi humbet pjesët, lojtari titullar mungon në 5 ndeshjet e radhës/ Botërori, në pikëpyetje

17 Tetor 2022, 15:51, Sport CNA

Juventusi humbet pjesët, lojtari titullar mungon në 5 ndeshjet e

Dëmtimet kanë rezultuar të mallkuara në këtë start sezoni për Juventusin. Pogba, Di Maria pa llogaritur këtu edhe Kiezën i cili është jashtë skuadre që nga sezoni i kaluar. Megjithatë, nëse për treshen e sipërpërmendur ka lajme pozitive, nuk mund të thuhet e njëjta për Gleison Bremerin.

Mbrojtësi i transferuar nga Torino në verë, pësoi një dëmtim pikërisht në sfidën ndaj ish-skuadrës së tij dhe pas analizave të detajuara, rezulton se braziliani ka dëmtuar bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Koha e rikuperimit nuk është e shkurtër teksa Bremer pritet të humbasë plot pesë ndeshje të programuara në kalendarin e torinezëve.

Bëhet fjalë për ndeshjet ndaj Empolit, Benfikës (Champions), Leçe, PSG (Champions) si dhe Interit më datë gjashtë nëntor. Për fat mbrojtësi duhet të jetë normalisht në fushë disa ditë para Botërorit dhe vetëm ndonjë zhvillim i papritur mund ta linte jashtë listës së Brazilit për në Katar.

Gjithsesi, dëmtimi me siguri vendos në pikëpyetje teknikun Tite, i cili e ka grumbulluar Bremer vetëm së fundmi dhe nuk e konsideron një lojtar të formacionit titullar.





Lajmet e fundit nga