web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Interi bën afrimin e parë në merkato, Asllani drejt largimit

4 Qershor 2025, 19:39, Sport CNA

Interi bën afrimin e parë në merkato, Asllani drejt largimit

Interi ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkato. Bëhet fjalë për Petar Sucic nga Dinamo Zagreb. Futbollisti 22-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës që në Kupën e Botës për Klube këtë verë.

Sucic luan në rolin e mesfushorit shkatërrues dhe shihet si zëvendësues i Hakan Calhanoglu. Klubi nuk ka bërë publike shifrën e transferimit, por sipas raportimeve, pagesa fillestare është 14 milionë euro, me bonuse shtesë deri në 2.5 milionë.

Sucic ka zhvilluar 75 ndeshje me Dinamon dhe ka shënuar 9 gola në të gjitha kompeticionet. Ai ka 7 paraqitje dhe një gol me përfaqësuesen e Kroacisë. Interi e sheh si një investim për të ardhmen në repartin e mesfushës.

Transferimi i kroatit te Interi, mund të jetë një sinjal për Kristjan Asllanin, i cili sheh të shtohet konkurrenca dhe në këtë merkato vere mund të ndryshojë ekip.





Lajmet e fundit nga