web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bujshme nga Anglia/ Milani kërkon Brojën, e duan edhe tre klube të mëdha

3 Qershor 2025, 16:44, Sport CNA

E bujshme nga Anglia/ Milani kërkon Brojën, e duan edhe tre klube

Armando Broja do të largohet nga Chelsea gjatë merkatos së verës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk është më pjesë e planeve të stafit teknik dhe kërkon një destinacion të ri.

Sipas “The Sun”, katër klube janë të interesuara për të: Milani, Ajax, PSV dhe Leipzig. Emri i Brojës është përmendur më herët te Milani, por këtë herë marrëveshja duket më konkrete. Emërimi i Igli Tares si drejtor sportiv mund të ndikojë në afrimin e tij.

Sa i përket Ajax dhe PSV-së, në Holandë, Broja ka pasur një përvojë pozitive me Vitesse, ndërsa Leipzig do të ishte eksperienca e tij e parë në Gjermani.

Dy sezonet e fundit kanë qenë të vështira për shkak të dëmtimeve dhe mungesës së qëndrueshmërisë në huazime. Chelsea kërkon rreth 20 milionë paund dhe Broja kërkon një transferim të përhershëm.





Lajmet e fundit nga