Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Ka qenë dhe mbetet numri 9 më i fortë në futbollin botëror. Gerd Myler, është ndarë nga jeta në moshë 75-vjeçare nga Alzheimeri, (më 16 gusht 2021) prej të cilit vuante prej më shumë se dhjetë vitesh. Lojtar i Bajernit të Mynihut, i kombëtares së Republikës Federale Gjermane, shënues absolut në tre botërorë, 1966-‘70-’74, kampion Europe 1972, kampion bote 1974 (autori i golit të dytë në finalen 2-1 ndaj Holandës), tri herë fitues i Kupës së Kampioneve me Bajernin e Mynihut dhe i katër titujve në Bundesligë.
Realizues në të gjitha mënyrat, që edhe sot flitet ende për të nga sportdashës, futbollistë, opinionistë, trajnerë, të pasionuarit, që janë të lidhur me imazhin e krijuar nga bomberi gjerman. Statistikat e karrierës së tij të shkëlqyer janë vërtet të frikshme: 563 gola shënuar me Bajernin e Mynihut në 605 takime dhe 68 gola në 62 ndeshje realizuar me kombëtaren gjermano-perëndimore, 5 prej të cilëve i ka ndaj Shqipërisë.
Gerd Mylerin kemi pasur fatin ta shohim nga afër në stadiumin kombëtar “Qemal Stafën”. Hera e parë me kombëtaren e Republikës Federale Gjermane, asokohe nënkampione e botës, (pas finales së humbur në “Uembli” të Anglisë në vitin 1966, Angli-Republika Federale Gjermane, 4-2), në vitin 1967, në Dortmund. Ka qenë 8 prill, e shtunë dhe luhej për eliminatoret Kampionatit Europian. Ndodheshim në Grupin 4 dhe ndeshja Republikës Federale Gjermane – Shqipëri përfundoi 6-0 për vendësit. Gerd Myleri ishte autor i katër golave: ‘5, ’23, ‘73, ‘85 (11 m.).
Ndërsa në ndeshjen e dytë, atë të 17 dhjetorit 1967, Gerd Myler nuk do të vinte në Tiranë dhe Gjermania Perëndimore do të eliminohej pas barazimit të bujshëm 0-0 në Stadiumin “Qemal Stafa”. Por, Myler do të jetë vendimtar në takimin e tretë, ndër më historikët e zhvilluar në kryeqytetin tonë. Ka qenë e mërkurë 17 shkurt 1971 dhe luhej për eliminatoret e Kampionatit Europian. Ndodheshim në Grupin 8 dhe ndeshja Shqipëri – R.F. Gjermane përfundoi 0-1. Shënues, i përhershmi Gerd Myler në minutën e 38-të.
Ka qenë një ndeshje përtej një 90-minutëshi, spektakolare, përballë skuadrës më të famshme të Republikës Federale Gjermane, në historinë e saj. Interesim i jashtëzakonshëm në Tiranë dhe kuriozitet i madh për të parë RFGJ-në e Gustav Majerit, Frans Bekenbauerit, Shnelingerit, Overatit, Netzerit, Mylerit, Hejnkesit dhe Grabovskit.
Të sistemuar në hotel “Dajti” në Tiranë, stërvitja u krye një ditë më parë në stadiumin “Dinamo”, e cila u ndoq nga mijëra shikues e kureshtarë. Kohë më vonë u përfol edhe për simpatinë e Mylerit me kamerieren e hotel “Dajtit”. U spekulua shumë mbi dashurinë e pamundur të, ish-sulmuesit gjerman me një bukuroshe shqiptare, por asnjëherë nuk u saktësua identiteti i saj. Flitej se quhej Hëna, por vetëm kaq.
Ndërkaq, ndeshja u luajt në një kohë të vrenjtur, tipike dimër, terren rrëshqitës dhe minuta fatale për kuqezinjtë, rezultoi e 38-ta: pas ekzekutimit të një faulli pa pretendime nga Netzer, brenda zonës, Myler i ka shpëtuar mbulimit të Bujar Canit e Gëzim Kasmit, dhe me të majtën, nga 12 metra pak diagonal, ka realizuar në gjysmëlartësi, në të djathtë të portierit Koço Dinella, nga porta veriore e stadiumit. 1 – 0, dhe në atë edicion, Gjermania Federale do të shpallej kampione e Europës. Memorie.al
Bajerni dhe francezët janë si një “histori dashurie”. Rekord...
Bota e futbollit italian dhe në veçanti bota e arbitrave ësh...
Në Gjeorgji është Kvara-mania. Sulmuesi i Napolit, Kvaratskh...
Trajneri i Real Valadollid, Pacheta kërkon që zëri i tij t...
Armando Broja ka mbyllur sezonin, për shkak të një dëmtimi t...
Një tifoz i Argjentinës ndau me shikuesit momentin kur bëri ...
Wanda Nara konfirmon ndarjen me Mauro Icardin nëpërmjet një ...
Fituesi i Kupës së Botës, Lionel Messi, ka kryesuar listën e...
Te Tirana duhen lojtarë. Në sulm, në krahun e djathtë të mbr...
Cristiano Ronaldo është zyrtarisht lojtari më i ri i klubit ...
Në fillim dukej e pamundur, por tashmë është zyrtare: ...
Në fillim dukej e pamundur, por tashmë është zyrtare: Kristi...
Tani është zyrtare, Kristiano Ronaldo është futbollist i klu...
Adnan Januzaj u largua nga Real Socidadi për të hedhur një...
Ylli i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, ka nënshkruar një k...
Milani ka regjistruar një tjetër humbje në miqësore, teksa...
Superiorja ka 30 për qind të skuadrave me merkato të bllok...
Partizani e mbylli këtë vit duke u renditur në vendin e parë...
Myrto Uzuni ka njohur një rritje të frikshme në aspektin fut...
Kvicha Kvaratskhelia është kthyer në një hero kombëtar në Gj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...