web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Habit Silvinjo: Kemi një lojtar shqiptar në Argjentinë

26 Maj 2025, 12:09, Sport CNA

Habit Silvinjo: Kemi një lojtar shqiptar në Argjentinë

Trajneri Silvinjo i ka habitur të gjithë, duke thënë se po ndjek një lojtar shqiptar që luan në Argjentinë.

Ai nuk zbuloi emrin, ndërsa theksoi se Kombëtarja shqiptare ka lojtarë nga të gjitha anët e botës.

“Ne do përgatisim lojtarët për të luajtur futboll për 90 minuta, kështu mund të bëhet diferenca. Kemi lojtarë nga të gjitha anët e botës. Për momentin kemi një lojtar shqiptar në Argjentinë. Futbolli nuk bëhet vetëm 24 orë. Kur një lojtar luan mirë për momentin, jo domosdoshmërish mund të ftohet. Unë besoj te një ekip ku ke një bazë ku rritet dhe mund të shtojmë 3-4 elementë.

Të gjitha pjesët janë të rëndësishme. Nuk ka një repart që të fiton ndeshjen. Janë 11 lojtarë që kontribuojnë për të fituar ndeshjen. Nuk mendoj se zgjedhja ideale është të luash me 4 sulmues dhe 6 mbrojtës, por të kemi një ekuilibër”, u shpreh Silvinjo.





Lajmet e fundit nga