web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goli me dedikim për zëvendëspresidentin e ndjerë, arbitri e përjashton

24 Tetor 2022, 11:33, Sport CNA

Goli me dedikim për zëvendëspresidentin e ndjerë, arbitri e

Vijareal fitoi këtë fundjavë ndaj Almerias me rezultatin 2-1. Për “Nëndetësen e Verdhë” ishte një sfidë e rëndësisë së veçantë duke qenë se disa orë para startit të sfidës, ishte ndarë nga jeta zëvendëspresidenti i klubit, Jose Manuel Llaneza. Kështu, të besuarit e trajnerit Unai Emeri zbritën në fushë me një mision special të cilin e përmbushën me sukses, por jo pa episode.

Gjithçka u regjistrua në golin e dytë të Vijareal, në momentin kur Alex Baena shënoi në të 56-ën. 21-vjeçari, golin ia dedikoi zëvendëspresidentit të ndjerë, teksa poshtë fanellës së tij ishte shkruar një dedikim për Llanezan. Baena, u mundua të tregohej i kujdesshëm të mos e hiqte fanellën, teksa vetëm sa e kaloi atë sipër kokës për të treguar mesazhin. Por, arbitri i ndeshjes Bengoetxea nuk e fali dhe i tregoi kartonin e dytë të verdhë duke e dërguar në dhomat e zhveshjes para kohe.

Vendasit sigurisht protestuan duke kundërshtuar vendimin pasi sipas tyre fanella nuk u hoq nga Baena, mirëpo pavarësisht qëllimit dhe mesazhit për zëvendëspresidentin e ndarë nga jeta, arbitri zbatoi rigorozisht rregulloren dhe e penalizoi Baenën. Gjithsesi, për fat, shokët e skuadrës edhe pse në inferioritet ia dolën të ruanin avantazhin e dhuruar pikërisht nga Baena dhe në fund pati gëzim në radhët e Vijarealit.





Lajmet e fundit nga