web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gati transferimi, klubi i njohur anglez bën ofertë zyrtare për Brojën

31 Korrik 2024, 11:34, Sport CNA

Gati transferimi, klubi i njohur anglez bën ofertë zyrtare për

Armando Broja pritet të qëndrojë në Premier League, ndonëse do të largohet nga Chelsea, klub që zotëron kartonin.

Evertoni ndjek sulmuesin prej kohësh dhe kërkon ta afrojë në këtë merkato vere me çdo kusht. Përveç interesimit, anglezët kanë bërë edhe hapa konkretë për të marrë shërbimet e Brojës.

Mediat britanike bëjnë më dije se klubi nga Liverpuli ka bërë edhe ofertën e parë zyrtare. Everton ka ofruar 32 milionë euro për Brojën, duke iu afruar kërkesave të Chelsea-t.

Oferta ngroh drejtuesit londinezë, që janë gati të japin dritën jeshile për shitjen dhe më pas do të investojnë në një tjetër sulmues.

22-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Chelsea dhe duhet të gjejë një ekip të ri. Interesimet për shqiptarin kanë qenë të shumta këtë periudhë, me disa klube angleze që janë vënë në gjurmët e tij, si West Ham dhe Southampton.

Broja është përfolur edhe për një kalim të mundshëm te Milani me italianët, që janë gjithashtu në kërkim të një sulmuesi.

Në sezonin e fundit, lojtari ishte pjesë e Chelsea-t deri në muajin janar, për t'u huazuar më pas te Fulhami, aty ku hasi vështirësi të mëdha.





Lajmet e fundit nga