web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Milani i bën "dhuratë" Alen Sherrit, kuqezinjtë tentojnë transferimin e portierit

30 Korrik 2024, 11:01, Sport CNA

Milani i bën "dhuratë" Alen Sherrit, kuqezinjtë

Portieri shqiptar, Alen Sherri, bëri një hap të madh në karrierë, duke kaluar nga Superiroja në Shqipëri, në elitën e futbollit italian.

Gardiani shkodran u transferua te skuadra e Serisë A, Cagliari. Fillimisht, 26-vjeçari është projektuar të jetë portier i dytë, ku do të kërkojë t’i marrë vendin Simone Scuffet.

Megjithatë, shqiptari një dhuratë mund ta marrë nga klubi i Milanit. Kuqezinjtë janë futur në merkato për të gjetur një portier.

Klubi nga Milano, ka humbur portierin e dytë Sportiello, për shkak të një dëmtimi në dorë. Në këtë situatë, drejtuesit po shikojnë për një tjetër alternativë dhe në listë është Scuffet i Cagliari-t.

Milani i bën "dhuratë" Alen Sherrit, kuqezinjtë

Palët kanë nisur kontaktet e para dhe shumë shpejt mund të arrihet një marrëveshje mes dy klubeve. Në rast se transferimi do të realizohej, do të ishte diçka shumë pozitive edhe për Sherrin, pasi do t'i hapej rruga për vendin e titullarit, ndonëse i duhet të luftojë me shokët e tjerë për portën.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme, por e sigurt është që Aleni ka nisur të “kryqëzojë” gishtat për këtë transferim.





Lajmet e fundit nga