web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Futbollisti i Skënderbeut nis kontaktet me Partizanin

16 Qershor 2022, 16:58, Sport CNA
Futbollisti i Skënderbeut nis kontaktet me Partizanin
Jorgo Meksi

Partizani po kërkon dëshpërimisht një mbrojtës anësor dhe lojtari i Skënderbeut, Jorgo Meksi është një prej lojtarëve, që drejtuesit e të kuqve e kanë pëlqyer për të zëvendësuar largimin thuajse përfundimtar të Albion Markut.

27-vjeçari pret ofertën e “demave” dhe është gati ta shqyrtojë. Gjithsesi, Partizani po shqyrton edhe situatat me mbrojtësit e tjerë të kontaktuar. Ilir Allmuça është një tjetër anësor i tentuar nga të kuqtë, por Meksi mbetet i preferuari i parë dhe kontaktet kanë nisur.





Lajmet e fundit nga