Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...

FSHF-ja ka organizuar sot në stadiumin “Air Albania" një ceremoni për lançimin e projektit më të fundit, “Uniforma ime". Federata Shqiptare do të financojë bazën materiale për 15 mijë fëmijet që luajnë futboll në territorin e Shqipërisë. Një investim që kap shifrën e 1.5 milionë eurove dhe që ka si synim të nxisë aktivizimin e fëmijëve në sport. Presidenti i qeverisë shqiptare të futbollit ka mbajtur një fjalim përpara të pranishmëve në “Air Albania", ku ndër të tjera gjendeshin edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, dhe legjenda e njohur e Milanit, Zvonimir Boban. Duka ka shpalosur vizionin e tij për të ardhmen e futbollit në Shqipëri, ndërsa në fund ka kërkuar edhe bashkëpunimin e qeversë për të çuar përpara sportin nëpërmjet projekteve të përbashkëta.
“Të dashur futbollistë dhe futbolliste, të dashur prindër, të nderuar drejtues klubesh dhe akademish futbolli, mirëmbrëma! Më lejoni fillimisht që në emër tuaj të falenderoj dhe ti uroj mirëseardhjen miqve speciale që na kanë nderuar në këtë mbrëmje festive, domethënëse dhe shumë të bukur, Ministren e Arsimit dhe Sportit, zonjën Evis Kushi, legjendën e futbollit europia, yllin e Milanit dhe sot drejtor teknik të UEFA-s, Zvonimir Boban, ish-kapitenin e ekipit tonë kombëtar, një nga figurat dhe kontribues në kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016, Mërgim Mavrajn. Në fakt mbrëmja e sotme është vërtetë shumë emocionuese për mua. Kurrë në jetën time nuk kam parë kaq shumë futbollistë të rinj e futbolliste të reja bashkë në një stadium. Jo për një ndeshje futbolli, por për të lançuar një projekt, një projekt të së ardhmes.
Është një nga ato mbrëmje që të detyron të kthesh kokën mbrapa dhe të shikosh udhëtimin që ke bërë, ku jemi nisur dhe ku kemi arritur. Për rritjen e futbollit, për arritjen e zhvillimit të qendrueshëm në futbollin shqiptar. Jemi rritur e përmirësuar duke patur në qendër të projektit tonë fëmijët, ekipet kombëtare dhe infrastrukturën. E ardhmja e një kombi janë fëmijët, e njëjtë logjikë është edhe në futboll. Pa ta futbolli do të vd.iste. Pa ju që jeni në këtë stadium futbolli nuk mund të projektojë të ardhmen, ashtu si edhe kombi. Prandaj fokusi jonë kryesor, buxheti jonë kryesor, projektet tona kryesore janë të përqendruar te ju, për të ardhmen dhe konsolidimin e futbollit në Shqipëri. Qëllimet strategjike që ne shpalosëm disa muaj më parë për ndokënd ishin të pabesueshme, elektorale, të paarritshme. Por ja ku jemi sot këtu përpara faktit. Disa kanë marrë, disa po vazhdojnë të marrin uniformat falas për t’u stërvitur dhe për të bërë ndeshjet e këtij sezoni.
Qëllimet strategjike tonat janë gjithmonë fëmijët dhe femrat. Uniforma ime tani është një realitet i prekshëm për 15 mijë fëmijë në tërë Shqipërinë, që luajnë futboll, dhe për familjet e tyre. Për çdo familje sot që ka një fëmijë që luan futboll dhe ata që dëshirojnë fëmijë të edukuar sportivisht, sot do të shpenzojnë 0 lekë për të gjithë bazën materiale të nevojshme për zhvillimin e stërvitjes dhe ndeshjeve gjatë këtij sezoni futbollistik. Secili nga jush ka uniformën e lojës falas, uniformën e stërvitjes, tutat e përfaqësimit, çantën e gjithçka i duhet për sezonin. FSHF është një partner i madh i familjeve shqiptare për të minimizuar kostot e atyre që duan ti plotësojnë ëndrrën fëmijëve të tyre për tu bërë futbollist. Ne e ideuam këtë projekt me një detyrim që ndjejmë për këdo që kalon rininë e tij duke bërë sport. Vit pas viti po mundohemi ta bëjmë koston 0.
Jemi e vetmja Federatë në botë që prej 7 vitesh i japim topa falas çdo ekipi dhe çdo fëmije që luan futboll në territorin e Shqipërisë. Që prej 5 vitesh kemi marrë përsipër financimin e gjithë zyrtarëve arbitra, duke i hequr peshën çdo klubi dhe prindi, dhe sot hoqëm këtë kosto madhore, bazën materiale. Të gjitha këto projekte me një qëllim, për të bërë akoma më popullor e më me pak kosto për familjet futbollin, lojën më të bukur të shqiptarëve dhe të gjithë botës. Uniforma ime, me kosto vjetore 1.5 milionë euro, financuar 100% nga buxheti i FSHF-së, i prezantuar në gjithë Shqipërinë, sot bëhet i prekshëm. Padyshim që projekti do të përsëritet në gjithë sezonet e ardhshme. Ky projekt është padiskutim një ndër më të bukurit, më të rëndësishmit që kemi realizuar në këto vite. Kjo, sepse i përket totalisht futbollit të fëmijëve, të ardhmes sonë. Nuk do të ndalemi në asnjë moment për të krijuar ambientin perfekt për çdo vazjë dhe djalë që dëshiron të luajë futboll në Shqipëri. Kjo është në themel të punës sonë të përditshme dhe ne jemi koshient se po ecim në rrugën e duhur. Ne i dimë detyrimet tona, të cilat shkojnë në shumë raste përtej mundësive. Por e dimë se sa e rëndësishme është për çdo nënë e baba që t’i sigurojë fëmijës së vetë mundësinë për të luajtur sportin më të dashur të shqiptarëve.
Për të realizuar ëndrrat e fëmijëve tanë për kushte më të mira sportive, padyshim që duhet të kapemi dorë për dore, të bashkojmë idetë, forcat, financat, kryesisht me qeverinë shqiptare, me UEFA-n, me FIFA-n. Ne kemi një eksperiencë fantastike për këtë. Në bashkëpunim me qeverinë ne krijuam të parën arenë kombëtare në Shqipëri, me të cilën pedaluam në Euro 2016. Gjithashtu ndërtuam stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, stadiumin e Kukësit dhe në fund të këtij muaji, me donador kryesor presidentin e FIFA-s dhe me Kryeministrin e Shqipërisë do të inagurojmë edhe Shtëpinë e Futbollit. Por rruga jonë vazhdon, bashkëpunimi jonë duhet të vazhdojë për të mirën tuaj të dashur fëmijë.
Për më shumë fusha, të bëjmë së bashku më shumë ligje që sigurojnë të ardhmen e sportit. Paratë e hedhura në sport nuk janë shpenzim, janë investim i kthyeshëm. Madje, më të kthyeshëm se shumë degë të tjera të ekonomisë. Eksperienca që kam, më ka mësuar se vetëm puna dhe besimi te objektivat bën të arritshëm çdo finish të largët. Ne udhëhiqemi nga një memorie e fortë, nga vlera dhe parime të shenjta që na nxisin çdo mëngjes për të vendosur një tullë në këtë godinë të madhe të futbollit tonë. Ju falenderoj të gjithëve. Ju uroj nga zemra një sezon të mbarë futbollistin dhe shëndet të plotë në të gjithë familjet tuaja“, ka deklaruar Armand Duka.
Një yll i ri në futboll, me origjinë shqiptare, duket se p...
Merkatoja e verës për sulmuesin e Kombëtares, Armando Broj...
Milani ka regjistruar fitoren e parë për këtë sezon në Cha...
Reali i Madridit dhe Lajpcig, do të përballen duke filluar...
Çelsi luan sot një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampi...
Ndeshja e dytë në Conference League sheh Ballkanin të përb...
U luajtën në mesjavë, 5 ndeshjet e Kategorisë së Parë U-21...
Milan-Dinamo Zagreb dhe Shaktar Donetsk-Selltik do të jenë...
Mërgim Mavraj është shprehur se e ndjen veten ende një...
Momente terrori për trajnerin e Portos, Sergio Conceic...
Nëse deri më tani kalendari i Partizanit ka qenë relat...
Champions League do të zhvillojë sot takimet e radhës ...
AEK ka lëshuar një njoftim, ku sulmon Superligën dhe O...
U luajtën këtë të mërkurë, dy ndeshje në Superligën e ...
Presidenti amerikan i Çelsit, Tod Bohli, ka zbuluar planet...
Komisariati i Milanos arrestoi 14 tifozë kroatë pasi janë ka...
Olimpiakos është gati për një tjetër goditje të bujshm...
Komisioni i Disiplinës ka publikuar ditën e sotme list...
Pas një disfate të papritur në Zagreb ndaj Dinamos në premie...
Në këtë nisje të sezonit të ri, Ardian Ismajli është duke pë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...