web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ E diela premton spektakël në elitat e Europës, shqiptarët që zbresin sot në fushën e blertë

3 Nëntor 2024, 11:40, Sport CNA
FOTO/ E diela premton spektakël në elitat e Europës,
Serie A

Kjo e diel vjen me një sërë ndeshjesh shumë interesante në elitat e Europës, megjithatë vëmendja kryesore është te shqiptarët që luajnë në këto kampionate.

Në Serie A zhvillohet java e 11-të, me Napoli-Atalanta që do të ketë një derbi shqiptarësh në mbrojtjet e dy ekipeve.

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, me Napoli-n e tij, Amir Rrahmani, do përballet me kapitenin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshitin, që është titullar i Atalanta-s dhe kjo sfidë nis në orën 12:30.

Ndërkohë në mbrëmje, në orën 20:45, Inter-i i Kristjan Asllanit do përballet me Venezia-n, me shqiptarin që nuk dihet nëse do ketë minuta në këtë takim.

Ndërsa, në La Liga, Barcelona do të presë Espanyol-in e Marash Kumbullës, në takimin e javës së 12-të të kampionatit spanjoll.

Ky takim nis në orën 16:15, me mbrojtësin e Kombëtares kuqezi që pritet të jetë titullar në këtë ndeshje./CNA





Lajmet e fundit nga