Bajerni fiton me “manita” ndaj Plzenit, blindon kreun në “grupin e vdekjes” (VIDEO)
Bayern Munich ashtu sic pritej e ka patur vetëm formalitet n...

Ndeshjet e qeta dhe pa polemika, tashmë i përkasin së shkuarës. Kategoria e Parë merr zyrtarisht “zjarr”. Java e 4-t ka vënë në akuzë arbitrat dhe duhet thënë që pamjet filmike dëshmojnë se në disa momente e kanë bërë vërtetë baltë. Nuk kanë munguar përmbysjet, fitoret bindëse, përplasjet, kartonët e verdhë e të kuq dhe supershtesat. Ishte java e kryendeshjeve kjo, por edhe që duhet të sillte konfirmimin. E megjithatë, kjo e dyta nuk ndodhi.
Pritej që Dinamo të tregonte forcën dhe supremacinë në Berat, por nuk mori më shumë se një pikë. Tomori mund të kishte fituar, madje gjeti edhe avantazhin me anë të Ervis Çaços. Gjithsesi, mendoi Redon Danaj që të shmangte humbjen, në një përballje që zgjati 99 minuta.
Janë ende në “pod”, por jo vetëm. Po e ndajnë kreun me Tërbunin dhe Korabin. Pukjanët kthyen Besëlidhjen në Lezhë. Edhe pse Da Silva dhe Nunes shënuan shpejt, vendësit si kishin bërë fort mirë llogaritë. Hysa e Tafili barazuan pa shkuar në pushim, ndërsa Xhebrahimi bëri heroin dhe dha pikët e plota. Në Peshkopi festuan vendësit, por me shumë siklete dhe protesta.
Korabi gjeti rrjetën me Lalën dhe më pas Beshirajn, ndonëse goli i fitores erdhi nga faulli. Kryesori Sulko gaboi që la avantazhin, në një kohë që duhet të jepte edhe karton për lojtarin dibran. Cërrikasit nuk hoqën dorë sidoqoftë dhe ngushtuan shifrat me Sotën, madje në fund mund të barazonin, por i doli edhe shtylla kundër. Në Vlorë pati “samba”. Flamurtari “fiku” Besën për vetëm 34 minuta, pas rrjetave të Jurit dhe Oliveirës.
Kavajasit ishin pa busull në këtë transfertë dhe për rrjedhojë u larguan duarbosh. Ia del edhe Burreli në shtëpi përballë Orikut. Një “shkrepje” e Florenc Farrukut solli pikët e para të plota për matjanët. Orikasit luajtën mirë dhe patën raste, por vetëm kaq. Shumë zhurmë edhe në Shijak, atje ku Luzi priste Skënderbeun, shrkuan "Panorama Sport" Kavajasit shënuan të parët me Ferrajn, por Abubakar dhe Pusi sollën përmbysjen. E megjithatë, jo gjithçka shkoi kaq qetë.
Skuadra e Lorenc Pashjas ndihet e vjedhur. Pretendojnë se barazimi erdhi me gol me dorë, ndërsa ankohen edhe për një top që kaloi vijën fatale dhe mund t’u jepte të paktën një pikë. Tjetër “muzikë” pati në Fier, atje ku luhej derbi i Myzeqesë. Apolonia pa trajner dhe me të rinj, “gjunjëzoi” Lushnjën qe po trumbeton me të madhe investimet e bëra dhe buxhet elitë.
Maksuti, Umejiego dhe Kurti mjaftuan për trepikësh, në një ndeshje që pati edhe tre kartonë të kuq dhe shumë nerva mes lojtarëve. Nuk munguan as akuzat nga kampi mik, ndërsa Klodian Duro qartazi deklaronte: “Dy gola fierakët i gjetën falë bujarisë së arbitrave…”
Formacioni më i mirë i javës:

Bayern Munich ashtu sic pritej e ka patur vetëm formalitet n...
Interi pret në “San Siro” Barcelonën, ndeshje e vlefshme për...
Paul Merson, ish-lojtari i Arsenalit, sulmoi Liverpulin për ...
Një lajm i bujshëm ka çmendur rrjetin së fundmi, me mikeshën...
Klubet do të luajnë me njëra-tjetrën dy ndeshje radhazi, e p...
Erling Haaland këtë sezon është kthyer në makineri golash te...
Ndryshimet te Partizani në këtë sezon futbollistik ishin të ...
Pas fitores kundër Bolonjës, Juventusi është gati që të ri...
Pas dështimeve të Edi Rejës në dy sfidat e fundit me Kombë...
Nevil Dede ka dhënë një intervistë për “Tribal Football” k...
Janë luajtur sot dy ndeshjet e radhës të Kategorisë Superi...
Real Madridi mund të futet në garë për sulmuesin e Mançester...
Nëse më parë jemi mësuar me lojtarë shqiptarë që nuk e kan...
Tomas Tuhel u shkarkua nga Çelsi pak javë më parë, për shk...
Pas humbjes në derbi ndaj Tiranës, Partizani i është rikth...
"Show" i fundit në derbi kundër Man.United përforcoi edhe ...
Trajneri i Aston Vilës, Steven Gerrard ka “rrëmbyer” tituj...
Rafael Leao po habit gjithnjë e më shumë me paraqitjet e tij...
Pak gjëra dihen për jetën private të Zlatan Ibrahimoviç, p...
Juventusi rrezikon të humbasë Arkadiusz Milik për ndeshjen...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...